Ultra-violet ngjyra e vitit 2018, ja ku ta përdorni e si ta kombinoni

Ngjyra ultra-violet është një ngjyrë intensive, introspektive dhe madje edhe pak magjike. Me gjithë respektin e duhur ndaj atyre që janë paragjykues ndaj kësaj ngjyre, ajo do të jetë mjaft e përdorur në vitin 2018.

5-1

Picture 1 of 3

Ajo është e destinuar të pushtojë vitrinat e dyqaneve të veshjeve dhe të kozmetikës, por edhe në mobilim. Një ngjyrë e cila i shkon si biondeve edhe bruneve, por që për të nxjerrë më të mirën prej saj duhet të përdoren disa masa paraprake.

Ekspertët e kanë përcaktuar Ultra-Violet si një ngjyrë komplekse “një hije vjollce intensivisht provokative dhe reflektuese” e aftë të “komunikojë origjinalitetin, zgjuarsinë dhe një mendim”. Është një ngjyrë enigmatike, e cila gjithashtu simbolizon kundërkulturën dhe frymëzimin artistik. Historikisht, kjo nuancë ka patur karakter shpirtëror dhe mistik, shpesh të lidhur me meditimin, e aftë për të nxitur energjitë dhe për të ofruar një horizont më të gjerë për ata që përpiqen të shpëtojnë nga valët e përditshme.

Kjo ngjyrë e bukur me fuqinë hipnotizuese mund të shfrytëzohet në një mijë mënyra të ndryshme, siç tregoi edhe Mbretëresha Elizabeta, e cila kohët e fundit e ka përdorur shumë këtë ngjyrë.

Ultra Violet mund të vishet në një fustan, ose në një përzierje me të bardhën për një shpërthim drite, siç bëri Chanel, gjithashtu mund të kombinohet me një prekje të ngjyrës blu ose në një përzierje me tone të ndryshme blu-je të lehtë.

Elegante dhe e sofistikuar është edhe përzierja me të zezë, megjithëse ky kombinim ka tendencë të shprehë një frymë paksa të errët.

Ultra-Violet është e përkryer edhe për ta përdorur tek sytë. Me një përbërje dramatike dhe intensive, ajo është e aftë të theksojë dhe ti japë më shumë shkëlqim syve blu apo jeshil.

Shkruar Nga
More from Revista User

Irma shkakton vdekjen e tetë personave

Uragani super i fuqishëm Irma ka shkakuar deri tani tetë të vdekur...
Read More