‘Unaza e madhe’, Veliaj: Shpellarët nuk do e ndalin projektin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re. Veliaj deklaroi se nuk do të tërhiqet nga projekti, duke shtuar se personat që preken do të marrin trajtim të mirë.

“Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat. Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana, por çfarë do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin, nuk ka shans. Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. Kur ka zhvillime ka disa njerëz që gjenden në situatë të vështirë. Për të gjithë njerëzit që janë prekur do të kenë trajtim edhe më të mirë. Kemi ofruar tre vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e unazës”.

 

“Dikush që nuk ka rrënjë në këtë qytet, kujt i sulet? Për 28 vite nuk kanë paguar asnjë taksë ata që janë pa letra. Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. 99% e njerëzve duan që qyteti të zhvillohet, të rregullohet trafiku. Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana”, tha Veliaj.

“Dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve kërkojnë që Tirana të zgjerohet. Kush do dëshmi mjafton që të bëjë rrugën nga TEG-u tek Komuna Parisit për 3 minuta. Është i njëjti film që e kemi parë dhe më parë. Dhe ky film përfundon me fitoren e këtij qyteti. Po i bien me shkel civilizimit. Për të gjithë ato që preken bonusi i qerasë do të shtyhet për 3 vjet. Ama bashkia do të heqë një shkollë, se do t’u paguajë qeranë. Çfarë pret nga një kryatarë bashkie i llastuar, ai ndërton për vetë pa leje, vari leshin thotë dhe për këta banorë. Do të mbetemi në epokën e gurit? Nuk ka shanse! Do pranojmë që falimentojmë si shtet? Këtë betejë do ta fitojë civilizimi”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Veliaj: Jo diferenca në investime mes qendrës dhe periferisë

Kreu i bashkisë inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në fshatin...
Read More