Unaza flet shumë për ju – Varësisht gishtit në të cilin e mbani atë

unaze-gisht

Nëse unazën e mbani në gishtin e madh kjo do të thotë se keni vullnet të fortë, por nëse e mbani në gishtin e vogël, ju jeni emocional. Përveç që është një pjesë e preferuar e modës, unaza flet shumë për atë që e mbanë. Është veçanërisht i rëndësishëm gishti në të cilin mbahet, kështu që stolia në gishtin tregues simbolizon ambicie, ndërsa në atë afër gishtit të vogël (unazës), përveç statusit martesor, zbulon se si përballeni me problemet.

Gishtin e madh: unaza e kushtueshme në gishtin e madh simbolizon forcën e vullnetit, tregon vendosmërinë dhe mungesën e fleksibilitetit. Këta njerëz duan të imponojnë mendimin e tyre, mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe se i frigohen ndryshimeve.

Gishtin tregues: unaza në gishtin tregues simbolizon autoritet dhe ambicie. Në të kaluarën, mbretër të shumtë unazën e kanë mbajtë pikërisht në këtë gisht. Ky pozicion zbulon udhëheqësin e lindur dhe njerëzit që duan forcën të cilët nuk kanë kurrëfarë problemesh me mungesën e vetëbesimit.

Gishtin e mesëm: Mbajtja e unazës në gishtin e mesëm tregon në individualitetin dhe kuptimin e shkëlqyer për drejtëpeshim në jetë. Unaza në mes është një shenjë se ai që e mbanë e dallon shkëlqyer të mirën nga e gabuara, por edhe që ka nevojë të vazhdueshme që të gjitha në jetë t’i mbajë nën kontroll.

Gishtin afër të voglit (unazës): Përveç që është simbol i dashurisë, unaza në gishtin afër gishtit të vogël (unazës) simbolizon kreativitetin në të gjitha fushat e jetës. Njerëzit të cilët e mbajnë aty, janë optimistë dhe inovativ në zgjidhjen e problemeve.

Gishtin e vogël: Unaza në gishtin e vogël zbulon qëndrimet tuaja dhe botëkuptimin. Këta njerëz i karakterizon emocionaliteti, aftësia dhe kreativiteti. Janë të shkëlqyer në komunikimin me të tjerët dhe lehtë i identifikojnë nevojat e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE: “Në raste nevoje me armë”

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet i vendosur për luftimin e...
Read More