‘Unë të dua kaq shumë!’ Veprimi prekës i 6-vjeçarit kur mëson se e ëma ka vdekur

Një 6-vjeçar do të kalojë për herë të parë Krishtlindjen pa mamanë e tij. Fatkeqësisht e ëma Jessica Cowdery ka ndërruar jetë muajin e kaluar. 26-vjeçarja vdiq muajin e kaluar pasi u përpoq të përballonte çrregullimet bipolare.

3-1

Picture 1 of 3

I biri i saj 6-vjeçar, Leo, mësoi së fundmi për humbjen e mamasë së tij nga babai. Kur ky i fundit i tha të vërtetën, Leo tha se donte të shkruante një shënim për nënën e tij.

“Mami, unë të dua kaq shumë, nga Leo”.
Tashmë online është hapur një faqe donacioni për të mbledhur të ardhura për Leon, për të blerë një dhuratë për që kësaj radhe do të kalojë Krishtlindjen pa mamanë.

“Leo mendon vetëm se mamaja e tij është në qiell. Ai i ka shkruar letra ku i thotë se e ka marrë malli, por shpreson që ajo të kalojë ditë të këndshme. Do të jetë Krishtlindja e parë pa të ëmën. Donacionet mund të jenë një dhuratë e vogël për të nga mamaja e tij, ndoshta dhurata e saj e fundit”, tha një mik i familjes.

Letrat që Leo i shkruan vazhdimisht mamasë së tij kanë prekur komunitetin lokal në Wales të Britanisë së Madhe.

Kanë filluar edhe donacionet e para për të mbledhur një shumë parash që do të përdoren për të blerë dhuratë për 6-vjeçarin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 28 janar 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Duhet të filloni të merrni vendime, që duhet...
Read More