UNHCR: 123 mijë refugjatë kanë braktisur Mjanmarin nga 25 gushti

Rreth 123.000 refugjatë kanë lëshuar pjesët perëndimore të Mjanmarit që nga data 25 gusht, njoftoi sot UNHCR.

“Të dhënat janë shumë shqetësuese”, tha zëdhënësja e UNHCR-së Vivien Ten, duke shtuar se numri i refugjatëve po rritet shumë shpejt.

Në Bangladesh, në kampet e pranimit kryesisht për pjesëtarët e pakicës myslimane Rohinxha, nuk ka më kapacitete, paralajmërojnë punonjësit humanitarë.

UNHCR ka bërë thirrje për ndihmë, me lutjen që sa më shumë vende të pranojnë refugjatët.

Ndryshe, një numër i madh refugjatësh ende vazhdon të gjendet në kufirin me Bangladeshin. Numri i refugjatëve që kanë arritur nga Mjanmari në Bangladesh nga dje është rritur nga 87.000 në 123.000.

Grupi ekstremist mysliman Rohinxha, të armatosur me pushkë, sulmuan më 25 gusht forcat e sigurisë së Mjanmarit. Në përleshje janë vrarë më shumë se 400 njerëz për 10 ditë.

Pjesëtarët e Rohinxha në Mjanmar konsiderohen të huaj dhe nënshtetësia e tyre nuk pranohet në vendin, në të cilin jeton 95 për qind e popullsisë budiste.

Rohinxha jetojnë në pjesët veriore të shtetit Rakajn në Mjanmar. Për nga besimi janë myslimanë dhe flasin gjuhën rohinxha. Janë gjithsej rreth dy milionë, prej të cilëve në Mjanmar jetojnë rreth 1.300.000.

Shkruar Nga
More from Revista User

Putin, Merkel dhe Hollande bisedojnë për luftën kundër terrorizmit

Liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës janë pajtuar të përshpejtojnë shkëmbimin e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.