UNICEF: 22 milionë fëmijë mund të vdesin nëse nuk marrin ndihmë urgjente

auto_tatat-650x3581490706369

Të paktën 22 milionë fëmijë në katër shtetet të përfshira nga konfliktet, rrezikohen nga vdekja si pasojë e sëmundjeve dhe urisë nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të zgjidhur këtë problem, thonë nga UNICEF, duke kërkuar 50 për qind të buxhetit të ndihmës për këto vende.

Në një deklaratë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët tha se 1,4 milionë nga kjo shifër, të shtrirë në verilindje të Nigerisë, Somali, Sudan dhe Jemen, mund të vdesin nga kequshqyerja vetëm këtë vit si pasojë e thatësirës dhe konfliktit të armatosur që të vazhdon të marrë jetë atje.

Nigeria është shkatërruar nga një kryengritje e cila ka hyrë në vitin e shtatë, me miliona njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që dhjetëra mijëra janë vrarë.

Somalia, Sudani i Jugut, dhe Jemen po ashtu janë shkatërruar nga konfliktet e armatosura që kanë marrë mijëra jetë, me pasoja të tmerrshme sidomos për gratë dhe fëmijët.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përmbytja e nënstacionit/ Ja zonat pa energji elektrike në Tiranë

OSHHE ka dhënë informacion lidhur me zonat e mbetur pa energji elektrike...
Read More