UNICEF: Rreth 1.3 milion fëmijë të zhvendosur në Irak

Rreth gjysma e 2.6 milionë njerëzve të zhvendosur në Irak, pas luftës trevjeçare me grupin militant Shteti Islamik, janë fëmijë, bënë të ditur Kombet e Bashkuara.

Sipas tyre, Qeveria e Bagdadit ka shpallur fitore ndaj militantëve muajin e kaluar, por bombadrimet dhe të shtënat e vazhdueshme e bëjnë të vështirë rikthimin e të zhvendosurve.

“Besojmë se si rezultat i konfliktit, mungesës së investimeve me vite dhe varfërisë, janë mbi 4 milionë fëmijë në nevojë në gjithë Irakun”, tha Peter Hawking, përfaqësues i Agjencisë për Fëmijë të OKB-së në Irak.

Ai tha se rreth 1.3 milion nga 2.6 milionë të zhvendosur nga luftimet shkatërruese me Shtetin Islamik janë fëmijë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Veliaj uron Kosovën: Ditë reflektimi, e ardhmja jonë është përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka përcjellë urimet e tij...
Read More