UNICEF: Vdes një fëmijë në çdo 10 minuta në Jemen



jemen_kriza

Më shumë se 400,000 fëmijë janë në rrezik vdekjeje nga uria në Jemen, ku rreth 2.2 milionë njerëz janë në nevojë urgjente kujdesi shëndetësor dhe ushqimor, tha të martën agjencia e fëmijëve të OKB, UNICEF.

Shifrat e fundit tregojnë se uria mes fëmijëve ka arritur më të lartën e të gjitha kohërave, me të paktën 462,000 njerëz që vuajnë nga kequshqyerja akute, në një rritje prej 200 për qind nga viti 2014.

Në raportin e saj UNICEF tha se një fëmijë në çdo 10 minuta vdes nga kequshqyerja, diarrea dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

“Gjendja e fëmijëve në vendin më të varfër të Lindjes së Mesme nuk ka qenë kurrë kaq e rëndë sa sot”, tha Meritxell Relano, përfaqësues i agjencisë së OKB.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Kripësia e Detit të Zi mund të lëshojë sasi të madhe metani në atmosferë

Hidratet e metanit në Detin e Zi janë në rrugë për t’u...
Read More