Ura e Hoshtevës drejt shembjes, lidh dy anët e Zagorisë

Ura 200-vjeçare e fshatit Hoshtevë në Zagorie është duke jetuar ditë kritike. Objekti, monument kulture i kategorisë së parë, i ndërtuar gjatë periudhës së Ali Pashës, prej 15 vitesh ka filluar të shfaqë probleme me stabilitetin e këmbëve dhe harkut kryesor, por reshjet e këtij dimri po e rrisin me shpejtësi rrezikun për shembje.

Banorët thonë se kanë njoftuar disa herë autoritetet për të marrë masa, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

Ura, përveç vlerës së rrallë arkitekturore dhe rëndësisë historike, vijon të ketë funksion praktik, pasi u shërben banorëve që të kalojnë në të dy anët e e Luginës së Zagorisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Akuzohet për përdhunim, Stallone hedh në gjyq ‘viktimën’ e krimit

Edhe Sylvester Stallone sapo u përfshi në një valë akuzimesh seksuale nga...
Read More