Ura Shahara në Jemen, një mrekulli inxhinierike

Fshati Shahara shtrihet në majën e malit të lartë 2600 metra dhe dikur ka shërbyer si kala që u ka ofruar mbrojtje imamëve (arabisht= udhëheqësve).

 

Shahara 1

Picture 1 of 7

Falë rezervave të mëdha të ujit dhe ushqimeve të deponuara në muret e ndërtimeve në të, ky qytet i fortifikuar ishte në gjendje t’u mbijetojë rrethimeve të armiqëve për muaj të tërë.
Mirëpo, përveç fshatit, këtë pjesë të largët të Jemenit, tërheqëse për turistët e bën edhe mrekullia inxhinierike e ndërtuar mbi kanionin e thellë 90 metra, e njohur si “Ura e psherëtimës” apo Ura Shahara.
Deri tek kjo urë mund të arrihet vetëm duke u ngjitur shkallëve dhe tarracave të shumta.
Ura Shahara, e cila është aq e fortë sa që në të mund të kalojnë edhe kamionat, dikur ka qenë lidhja kryesore dhe e vetme e kalasë së imamëve me pjesën tjetër të vendit.
E ndërtuar në fillim të shekullit të 17-të, e fshehur në mes të dy shkëmbinjëve, kjo urë ka shërbyer si vijë e fundit e rezistencës ndaj pushtuesve të cilët do t’ia mësynin fshatit (në atë kohë kalasë) Shahara.

Shkruar Nga
More from Revista User

BE-ja kundërshton projektin rus të gazit në Gjermani

Disa udhëheqës të Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar planin e Rusisë për të...
Read More