Uragani “Harvey”, shkon në 30 numri i viktimave


Është ngjitur në 30 numri i të vdekurve nga përmbytjet që pasuan kalimin e stuhisë tropikale “Harvey” në Teksas. Tre vdekje të tjera u njoftuan në zonën e Hustonit.

Bëhet fjalë për dy gra, 89 dhe 76 vjeç, njëra prej të cilave është mbytur në shtëpi, ndërsa tjetra pranë një automjeti.

Ndërkohë, një grua e tretë, 45 vjeçe, pasi ka braktisur automjetin nga frika ka rënë në një kanal duke u përfshirë nga ujërat. Ajo ka ndërruar jetë pavarësisht se është transportuar në spital.

Autoritetet dhe familjet kanë konfirmuar bilancin prej 30 viktimash, edhe pse disa trupa të rrëmbyer nga ujërat nuk janë gjetur ende. Ndërkohë, një vajzë 18-muajshe është shpëtuar nga skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë e kapur pas kufomës së të ëmës.

Kryetari i Bashkisë së Hustonit, Sylvester Turner ka vendosur ndërkohë shtetrrethimin, në mënyrë për të garantuar sigurinë publike. Turner ka bërë me dije se njerëzit nuk do të mund të qarkullojnë nga ora 10 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka bërë këtë koment: “Është një katastrofë me përmasa epike, por kemi punuar së bashku si një skuadër”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Faik Konica, 75-vjet pa intelektualin e dimensioneve europiane

Sot, përkujtohet 75-vjetori i vdekjes së Faik Konicës, shkrimtar, kritik letrar, publicist,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.