Uragani “Maria” në SHBA, ambasadorja: Ç’po ndodh me shqiptarët e prekur

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber, shkruan se po u vihet në ndihmë dy familjeve shqiptaro-amerikane pasi janë prekur nga uragani “Maria”.

”Ambasada në Uashington ka ndjekur gjatë kësaj jave nga afër shqetësimin e dy familjeve shqiptaro-amerikane, të afërmit e të cilëve jetojnë në zona të prekura thellësisht nga Uragani Maria”, shkruan ambasadorja.

Njëri prej të prekurëve është një student për të cilin, znj.Luli-Faber, shkruan se studenti pritet të evaukohen së bashku me njerëzit që jetojnë në shtetin Dominci, një shtet/ishull me 75 mijë banorë.

”Jemi tepër të çliruar që një student me origjinë shqiptare në Dominici u lidh me familjarët e tij në SHBA pas tre ditësh mos-komunikimi. Studenti pritet të evakuohen në ditët në vijim bashkë me një numër qytetarësh amerikanë që jetojnë në shtetin Dominici, një shtet/ishull i përbërë prej më pak se 75 mijë banorë”, tregon ambasadorja.

Ndërsa shqiptari i dytë është në Puerto Rico. Ajo tregon se ka komunikuar personalisht me të, ku ka marrë sigurimin se ai nuk ndodhet në rrezik.

”Një tjetër bashkëkombas i nderuar që punon në Puerto Rico akoma nuk ka mundur të lidhet me familjarët. Është përdorur çdo rrugë e mundshme për të marrë informacion, por nuk ka rezultuar me sukses. Komunikova me qytetarin personalisht të martën në darkë, me shqetësimin e Uraganit Maria që pritej të afrohej atë natë. Më siguroi që jeton dhe punon në ndërtesa të mbrojtur nga uragani. Qëndroj besimplotë që ai është jashtë rrezikut për jetën por pa asnjë mundësi komunikimi, nga ishulli ku tashmë energjia elektrike dhe lidhjet celulare janë ndërprerë 100 përqind”.

Më tej, ambasadorja e Shqipërisë, shton se ende nuk ka arritur të ketë një komunikim me Departamentin e Shtetit. ”Gjatë këtyre ditëve jemi lidhur disa herë me Departamentin e Shtetit për të marrë informacion. Përpjekjet për të gjetur mundësitë e komunikimit nuk do rreshtin”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident në aksin Libofshë-Fier, makina përplaset me murin, humb jetën shoferi

Një aksident ka ndodhur në aksin Libofshë-Fier, ku ka humbur jetën një...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.