Uragani më i fuqishëm në Oqeanin Atlantik shkund ishujt Karaibe

Stuhia më e fuqishme që është regjistruar ndonjëherë mbi Oqeanin Atlantik është ulur për herë të parë në tokë, duke shkundur ishujt Karaibe.

Uragani ‘Irma’ kaloi mbi Barbuda rreth orës 1.47 të mëngjesit, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Banorët raportuan në radiot lokale se linjat telefonike u ndërprenë.

Ajo parashikohet të godasë fillimisht Porto Rikon, Republikën Dominikane, Haitin dhe Kubën, përpara se të shkunde Floridan gjatë fundjavës.

Uragani ‘Irma’ është shndërruar në një stuhi të kategorisë së pestë, duke u konsideruar mga sinoptikanët si një stuhi “jashtëzakonisht e rrezikshme”, me erëra që arrijnë deri në 220 kilometra në orë.

Vitin e kaluar, Uragani Mateu, një tjetër stuhi e kategorisë së pesë ka shkaktuar dëme të mëdha në Ishujt Karaibe, duke vrarë më shumë se 500 persona vetëm në Haiti

Uragani ‘Irma’ ka lëshuar erëra deri në 220km / h dhe ka gjasa të forcohet në 48 orët e ardhshme, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara (NHC).

Ky uragan vjen ndërkohë pasi banorët në Teksas dhe Luiziana janë të shkatërruar nga efektet e Uragani ‘Harvey’, i cili solli përmbytje të rënda duke shkatërruar mijëra shtëpi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Princesha shqiptare, fjalë të denja për Adelajdan

Dhimbjes për humbjen e Adelajda Xhamanit iu bashkua dhe princesha shqiptare, Elia...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.