Urdhër-arresti nga Greqia: “Ndërhyrje” në TIMS për Balilin



Klement baliliMediat greke shkruajnë se për Klement Balilin është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar dhe brenda 48 orësh, ky dokument që e shpall atë në kërkim, do të mbërrijë në Shqipëri. Tahiri tregon arsyet se përse nuk e arrestuan Balilin. Prokurori-polici “grinden” për përgjegjësinë, Balili zhduket.

Më në fund, Klement Balili shpallet në kërkim ndërkombëtar. Ky lajm është publikuar ditën e djeshme nga CNN grek, që shprehet se brenda 48 orëve pritet të mbërrijë në Shqipëri urdhër-arresti ndërkombëtar për Klemend Balilin.

Njeriu më i përfolur në ditët e sotme, si një nga baronët e drogës në Ballkan dhe i lidhur ngushtë me politikën tonë, mund të kthehet ndër personat më të kërkuar nga ana e Interpolit. Një fakt mbetet i qartë në të gjithë këtë çështje, që 44-vjeçari nuk ndodhet në banesën e tij, ndërsa ka shumë dyshime në lidhje me hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria shqiptare.

Në lidhje me mosarrestimin e tij, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ia ka lënë përgjegjësinë prokurorisë.

“Policia i ka bërë në datë 7 apo 8 maj disa kërkesa prokurorisë për ta arrestuar, por ata kanë refuzuar sepse nuk kishin asnjë të dhënë për këtë person. Ne nuk kishim asnjë arsye të arrestonim një njeri vetëm se për të shkruan media. Kanë kaluar 10 ditë që atëherë dhe ne nuk kishim mundësi ta mbanim nën vëzhgim një person që kishte një potencial të lartë të largohej. Nëse ju mendoni se ne kishim nevojë ta ndihmonim ne e kishim ndihmuar më përpara. Deri para se të hyja në studio nuk ka një mandat-arresti. Nuk mund të arrestohet dikush vetëm flet media” -tha Tahiri.

Nga ana tjetër, është e konfirmuar nga sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar, që Balili nuk është larguar jashtë vendit, të paktën në mënyrë legale.

Emri i tij ka kaluar në të gjithë pikat e kalimit kufitar dhe nëse konstatohet se ai do të tentojë të largohet jashtë vendit, pritet të shoqërohet në polici.

Kjo është masa paraprake dhe më pas në bazë të procedurave aplikohet faza tjetër, që është kërkimi i materialeve hetimore të tij.

Jo nga pala shqiptare, pasi ajo e konsideron të pastër Balilin, por nga autoritetet greke, të cilët e akuzojnë për tri akuza të rënda.

Aktualisht janë 16 persona të arrestuar në Greqi, Holandë dhe Belgjikë, që dyshohet se janë anëtarët e këtij rrjeti.

Gjashtë prej të ndaluarve janë me shtetësi shqiptare, që të gjithë nga Saranda, qytet ku Balili jeton dhe ka aktivitetin privat prej disa vitesh.

Ndërsa mendohet se Balili është ndër krerët kryesorë të trafikut të lëndëve narkotike. Për këtë rrjet, prej disa muajsh hetonte policia greke, në bashkëpunim edhe me DEA-n amerikane.

Tre muaj më parë u përfshi në hetime edhe policia dhe prokuroria jonë, ku vendi fqinj i kërkoi informacion në lidhje me Klement Balilin dhe shtetasit tjerë shqiptar të dyshuar në këtë trafik.

Edhe pse nisën hetimet, autoritete tona ligjzbatuese shprehen se për 44-vjeçarin nuk ekzistojnë materiale komprometuese dhe përderisa ai nuk ka kryer vepër penale në vendin tonë, nuk mund të ndalohej.

E vetmja mënyrë për prangosjen e tij ishte dosja hetimore që do të mbërrinte nga Greqia.

Nga ana tjetër, mediat greke shkruajtën se urdhri i arrestit ndërkombëtar i lëshuar prej tyre do të shpërndahet në të gjithë Evropën, ndërsa dosja e plotë hetimore ndaj biznesmenit nga Saranda do të jetë në duart e palës shqiptare në ditët e ardhshme.

Po sipas tyre, dyshohet që Klemend Balili të ketë llogari bankare në së paku 10 vende të Evropës, dhe për këtë arsye hetimet do të fokusohen edhe në këtë drejtim.

Nëse policisë sonë i mbërrin në duar urdhër-arresti ndërkombëtar, bashkë me provat e grumbulluara nga pala greke për Balilin mund të kërkohet edhe hetimi më i thelluar, ku pritet të hetohet edhe për pasurinë që ka në Shqipëri.

Zyrtarisht Balili dhe familjarët e tij disponojnë një hotel modern dhe disa komplekse të tjera turistike. Gjithashtu, kanë në pronësi edhe një shoqëri private të sigurisë fizike.

Në regjistrat penalë Balili është një person “i pastër” dhe për më shumë nuk ka asnjë dënim për të. Edhe pse në vitin 2006 u arrestua me bujë, pasi u akuzuan bashkë me katër persona të tjerë për trafikimin e rreth 750 kilogramë kanabis, vetëm dy muaj më vonë u la i lirë.

Prokuroria pushoi për të procedimin penal, ndërsa dënoi me 46 vite në total katër personat e tjerë që u arrestuan bashkë me të. Në lidhje me Balilin, dy ditë më parë pati një përplasje publike se i “kujt ishte” nga forcat politike i PS-së, apo i LSI-së.

Heshtjen e theu ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima, i cili u shpreh se Balili ishte emëruar në postin e drejtuesit të transportit rrugor në Sarandë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndërkohë, LSI nuk ka mohuar mbështetjen e kësaj force nga ana e Balilit, por nuk rezulton të jetë anëtar i saj.

Me kalimin e ditëve, më shumë se “i kujt” është Balili, vlejnë hetimet nga DEA dhe policia greke.

Dosja penale e Klement Balilit në polici është e pastër

Dosja e Kelmend Balilit në policinë e shtetit dhe sistemin TIMS është e pastër.

ABC News ka arritur të kontrollojë dosjen personale të biznesmenit Balili, e cila ndodhet e regjistruar në mënyrë elektronike. Nga këqyrja e këyre të dhënave, në formën e kartelës personale, Balili rezulton i pastër dhe i pa shoqëruar ndonjëherë në policine e shtetit apo i proceduar penalisht. Nuk dihet se kush ka ndërhyrë në këtë faqe, për të fshirë apo mos hedhur të dhënat e arrestimit të tij në korrik të 2006. Ku është arrestuar së bashku me dy inspector policie për akuzën e trafikut të 750 kg drogë, por që më pas, akuzat ndaj tij janë pushuar me urdhër të prokurorisë. Por pavarësisht pushimit të akuzave, në sistem duhet të ishte e regjistruar rasti i procedimit, arrestimit apo edhe pushimit. Për Balilin nuk figuron në kartelë edhe kallëzimi penal i Bashkisë së Sarandës për ndërtimin të paligjshëm të kompleksit turistik “Santa Quranta”, ku kompania e tij dhe ai vet personalisht janë kallëzuar nga ish-kreu i bashkisë tashmë me detyrën e zv.ministrit të brendshëm. Por pavarësisht se është detyrim ligjor, që në këtë kartelë të evidentohen këto raste, për Kelmend Balilin nuk ka asnjë të dhënë për të kaluarën e tij penale. Ndryshe ndodh me shtetasit e tjerë shqiptar, ku për çdo kallëzim, shoqërim apo informacion tjetër agjentët e policisë i hedhin në progarmin e sistemit TIMS.

Nga ana tjetër, ABC Neës ka mësuar se Kelmend Dalipi udhëtimin e fundit nga Shqipëria e ka bërë më 18 prill të këtij viti duke kaluar në orët e parë të mëngjesit në Kosovë nga ku është kthyer në darkë. Për të vazhduar po me një udhëtim brenda ditës më 10 prill po në Kosovë dhe me pas më 22 mars pot ë këtij viti ka kaluar në Malin e zi, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit dhe është kthyer brenda ditës. Por pavarësishtë se nuk figuron që ka kaluar zyrtarisht me dokumentin e tij personal në pikat e kalimit kufitar të Shqipëri, Kelmend Balili për policinë është në arrati. Për këtë fakt, policia e shtetit në sistemin TIMS me datë 11 maj, ka hedhur në system emrin e Kelmend Balilit. Duke njoftuar të gjithë pikat e kalimit kufitare, se nëse paraqitet ky shtetas për të dal apo hyrë në territorin shqiptar të njoftohet shefi I kirimit të organizuar pranë policisë së shtetit. Ky njoftim, thuhet në kartelë, të bëhet për shkak se duhet të merret në pyetje për llogari të procedimit penal ky dyshohet se është përfshirë në trafikun ndëkrombëtar të drogës.

Për këtë procedim, në Greqi janë arrestuar 13 shtetas greke dhe dy shtetasit shqiptar Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj. Si pjesë e këtij rrjeti në Belgjikë janë arrestuar dy vëllezërit nga Kukësi, Dhimitër dhe Xhevahir Poti.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Krisja e mazhorancës

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, ka deklaruar se i rëndësishëm është...
Read More