Ushtarakët, si rillogariten pensionet

ish-ushtarake

Antikushtetues e kanë cilësuar ish-ushtarakët vendimin unifikues që Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndërmorën pak kohë më parë, ku preken afro 1000 individë. Bëhet fjalë për një vendim, i cili jo vetëm unifikon pensionet në rillogaritjen e tyre, por edhe i përgjysmon ato.

Në këtë kontekst, Kujtim Çako, drejtues “Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë” (AKUSH), kërkon shfuqizimin e vendimit, si dhe një serë kërkesash që sipas tij, janë konform ligjit.

Në analizën që ai bën, e aprovuar kjo edhe nga shoqatat e tjera të ushtarakëve, kërkon anulimin e vendimeve për caktimin e rillogaritur të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të mesatarizuar sipas pagës referuese neto, shfuqizimin e vendimit unifikues si dhe detyrimin e ISSH-së që të rillogarisë dhe paguajë pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Ankesa

“Vetëm Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr.33/ 2010, mbrojti deri në një shkallë të drejtat e ushtarakëve, të fituara me ligjin organik “Për Statusin e Ushtarakut të FARSH” të vitit 2004. Kërkesën e shoqatave të ushtarakëve dhe të mjaft ushtarakëve, anëtarë të AKUSH dhe Sindikatës së Policisë e mbështeti Avokati i Popullit, si në vitin 2009 dhe në 2012, duke dhënë rekomandime për Ministrinë e Financave, ISSH, MM dhe MB, për të shfuqizuar nenin respektiv që bën rillogaritje pensioni dhe që ktheu në debitorë ushtarakët dhe policët në pension”, parashtron Çako.

Ai pohon se nga vendimi, mjafton vetëm neni 29 që ushtarakët të mos pajtohen me të. “Pikërisht është neni 29 i këtij ligji, që shkel të drejtën themelore të fituar, shkurton pensionin mujor rreth 50%. Vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë 3/2016 e kanë apeluar të gjitha shoqatat e ushtarakëve.

Në këtë mënyrë, i rikthehet ligjit antikushtetues dhe mbështetet në nenin 29/2, që është baza juridike e rillogaritjes së pensionit dhe e debisë që me një ligj tjetër të vitit 2016 këto debi u shfuqizuan. Pikërisht për këtë nen, Avokati i Popullit në raportin e vitit 2012 shprehet mjaft qartë: “Një tjetër problematikë e paraqitur në institucion, me një numër jo të vogël ankesash, ka qenë e lidhur me rillogaritjen e gabuar të pensioneve të ish-ushtarakëve.

Është fakt se me vendime gjyqësore të formës së prerë, disa ish-ushtarakë kanë fituar të drejtën për të marrë pensionin suplementar. Këta ushtarakë kanë depozituar ankesa në institucionin e Avokatit të Popullit, duke pretenduar se nga ana e sigurimeve shoqërore po bëhet rillogaritja e pensionit, me efekte negative, në kundërshtim me kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë shkak, Avokati i Popullit në janar 2012 i rekomandoi ministrit të Financave rregullimin ligjor me qëllim që neni 29 i ligjit të mësipërm të zbatohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Rekomandimi i Avokatit të Popullit ende nuk ka marrë një përgjigje, e për rrjedhojë problemi mbetet ende pa një zgjidhje ligjore përfundimtare”. Më tej Çako shkruan se institucioni i Avokatit të Popullit, ka marrë një numër ankesash të ushtarakëve, që gëzojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar me objekt diskriminimin e bërë në rillogaritjen e masës së pensionit.

“Rezulton se ankuesit kanë përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe suplementar me ligjin nr. 8087, datë 13.03.1996, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjin nr. 8661, datë 18.09.2000, “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”. Këtë ndryshim të masës së pensionit si cenim të të drejtave të tyre të ligjshme të fituara, institucioni i Avokatit të Popullit i ka pranuar këto ankesa dhe shqyrtimin e tyre.

Nga analiza e bërë për rregullimin e kësaj marrëdhënieje, i ka rekomanduar Ministrisë së Financave për plotësimin e nenit 29 të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”. Në vitin 2009, ajo nuk dha asnjë përgjigje, ndërsa në muajin janar 2013, Ministria e Financave ka kthyer një përgjigje, kjo problematikë është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Paketa e solidaritetit

Programi për vitin e ardhshëm e në vijim për të gjithë ushtarakët, ka një sërë pikash, ku prioritet mbetet rritja e pensioneve, dhe kjo do të bëhet sa herë të ketë shifra pozitive të rritjes ekonomike. Çdo vit, sa herë të ketë rritje ekonomike, të ketë edhe rritje graduale të rrogave dhe pensioneve.

Për shembull, nëse do ketë 3% rritje, kjo rritje të shpërndahet te shtresat në nevojë dhe te pensionistët. Kjo krijon një mundësi më shumë për të pasur një rritje graduale”, citon programi ekonomik afatshkurtër për vitet 2018-2020. Ndërkohë, posaçërisht për ish-ushtarakët është planifikuar të ndahet edhe një bonus, i njohur ndryshe edhe shpërblimi në kuadër të paketës së solidaritetit, i cili do të variojë nga 7000 deri në 10000 lekë në vit mbi shtesën natyrale që do pësojnë pensionet”, citon programi ekonomik.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mënyrat më të bukura për të veshur fundin pencil

Fundi i ngushtë pencil është një veshje e pavdekshme në gardërobë. Gjithçka...
Read More

13 Comments

  • You created some decent points there. I looked on the internet for the issue and discovered most people will go together with along with your web-site.

  • I was discussing with a good friend of my own around this article and even regarding how to watch free movies too. I feel you made a few very good points here, we are looking forward to continue reading material from you.

  • With havin so much content do you ever get any problems of plagiarism violation? My site has a lot of unique material I’ve either created myself or outsourced but it seems a lot of it is popping it up all over the web without my permission. Do you know any solutions to help reduce content from being ripped off? I’d definitely appreciate it.

  • There are actually fantastic upgrades on the design of this blog, I certainly love it! My website is on the subject of free instagram likes and generally there are quite a lot of things to do, I am still a starter in website development. Thanks!

  • Thank you for writing the idea, I saved the page. I’m also in search of guidance on latest jailbreak, have you any idea the place where I can discover something such as that? I’ll come back quickly!

  • I actually came right here from another web page about commercial space for rent and considered I may as well check this out. I enjoy what I see therefore I am just following you. Getting excited about looking at your blog all over again.

  • I am actually loving the design of your information site. Do you run into any kind of internet browser compatibility issues? A lot of my site audience have complained regarding my forex robot review website not working effectively in Internet Explorer yet looks awesome in Chrome. Do you have any kind of tips to help repair this issue?

  • It was wonderful reading this article and I believe you’re completely right. Let me know in the event that you are thinking about environmental science graduate jobs, that is my major competence. Hope to hear from you soon enough, bye for now!

  • I actually came right here via another web address about real estate calculator and imagined I may as well read this. I love what I see therefore I am just following you. Getting excited about checking out your website all over again.

Leave a Reply

Your email address will not be published.