Ushtaraku i lartë: Mos iu nënshtroni presionit politik

Kreu në largim i Agjencisë së Zbulimit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, u bëri thirrje analistëve të kësaj agjencie “që të ruajnë parimet e tyre dhe të ngrenë zërin”, pavarësisht nga presione e mundshme politike.

Gjenerali Vincent Stewart e bëri thirrjen në një ceremoni për transferimin e komandës në selinë e Agjencisë së Zbulimit të Mbrojtjes, pranë Uashingtonit.

“Nuk është asnjëherë e lehtë të thuash me ndershmëri dhe integritet të vërteta të pakëndshme, por nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme”, u tha ai analistëve të zbulimit.

“Ngrijeni zërin gjithmonë për të vërtetën përpara autoriteteve, cilado të jetë kostoja, tha generali Stewart. Asnjëherë nuk mungojnë opinionet e informuara, ose të painformuara, në qeveri dhe gjetiu, për mënyrën se si duhet të kryhet analiza e zbulimit”.

“Por nëse nuk jemi të drejtpërdrejtë, të ndershëm dhe të hapur, nuk e plotësojmë dot misionin tonë”, tha ai.

Komentet e tij, vijnë në atmosferën e tensioneve të vazhdueshme mes administratës së Presidentit amerikan Donald Trump dhe disa pjesëtarëve të komunitetit të zbulimit lidhur me veprimet e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Si president, zoti Trump vazhdimisht ka shprehur dyshime për vlerësimet e agjencive të zbulimit se Presidenti rus Vladimir Putin kishte ndërmarrë një “fushatë ndikimi” të pashembullt në favor të tij. Presidenti Trump ka lënë të kuptohet se në disa raste nuk ishte shumë e qartë nëse Rusia ishte përgjegjëse.

Por gjenerali Stewart, që mori komandën e Agjencisë në janar 2015 nuk u është shmangur debateve.

Ai e ka mbrojtur agjencinë e tij nga kritikat e anëtarëve të Kongresit.

Zoti Stewart e përdori periudhën që ishte në krye të agjencisë për të inkurajuar novacione dhe përparime teknologjike që do të ndihmonin analistët në përpunimin e të dhënave dhe informacioneve që po bëhen gjithnjë e më të shumta.

Posti i tij i ardhshëm është nën komandant në Komandën Kibernetike amerikane.

Shefi i ri i Agjencisë së Zbulimit të Mbrojtjes, gjenerali Robert Ashley, ka qenë më parë drejtor zbulimi në Komandën Qendrore amerikane dhe në Komandën e Operacioneve Speciale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nënë Tereza ishte motivim për Princeshën Diana

Janë zbuluar letra të Princeshës së ndjerë, në të cilat ajo tregon...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.