Ushtroi dhunë ndaj gazetares së “STOP”, pezullohet punonjësi i Policisë

Pas pamjeve të transmetuara nga emisioni investigativ “STOP” , ku një punonjës i policisë shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj gazetares dhe operatorit të emisionit investigativ, efektivi i policisë është pezulluar nga policia. Në një njoftim zyrtar, policia e shtetit tha se“nga këqyrja e kamerave te instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimin disiplinor ndaj efektivit te Policisë, për shkelje të rëndë.

1

Picture 1 of 6

“Policia tha se “Më datë 24.05.2015, punonjësi i Policisë P.N., me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, në Komisariatin e Policisë nr 4, duke qenë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore, ka konstatuar dy shtetas, me profesion gazetarë, të cilët kishin hyrë në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R. M., 25 vjeçe dhe E. M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet proceduriale ne Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisëë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.”

Efektivi P.N. i Komisariatit të Policisë nr 4 në Tiranë, ka duke qenë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore dhe shfaqet në video duke shtyrë me dhunë gazetaren. Përveç dhunës, ai edhe e kërcënuar gazetaren e cila thjesht po bënte punën e saj, duke i thënë.

“Ti këpus të dy duart”, i ka thënë efektivi.

Gazetarja, përveç se është dhunuar nga policia, ka marrë një ‘goditje’ të dytë. Burime zyrtare njoftojnë se ndaj saj ka nisur një hetim për veprën penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Për të njëjtën akuzë, ka nisur edhe procedimi penal për kameramanin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bill Klinton uron për ditëlindje 85-vjeçarin nga Tropoja.

Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh...
Read More