Vaji i pemës së çajit është produkti më i rëndësishëm që ju nevojitet në rutinën e bukurisë

I njohur qysh moti për vetitë ankti-akne, vaji pemës së çajit gjithmonë ka qenë një nga përbërësit që çdo grua e ka përdorur para një kohe të gjatë.

Tani edhe ekspertët botërorë i kanë konfirmuar vetitë e mira të këtij vaji, duke theksuar se është i mirë për mbrojtjen dhe pastrimin e lëkurës, e gjithashtu edhe për trajtimin e problemeve të lëkurës dhe infeksioneve të ndryshme.

Telegrafi ju sjell disa nga mënyrat brilante se si mund ta përdorni vajin e pemës së çajit në regjimin tuaj të bukurisë:

Përdorimi i këtij vaji si hidratues
Themeluesit e brendit të bukurisë dhe shëndetit natyral ‘Naissance’, thonë se shtimi i disa pikave të këtij vaji në hidratuesin tuaj të zakonshëm ndihmon në mbajtjen e fytyrës të freskët dhe i parandalon aknet.

Përdoreni për masazh
Për një masazh të mirë dhe relaksues, përzieni disa pika të vajit të pemës së çajit me vaj të bajames dhe bëni masazh të lehtë fytyrës.

Rifreskoni sytë
Vaji i pemës së çajit mund të përdoret edhe për kujdesin e syve. Për shkak të vetive antibakteriale dhe antipezmatuese, ky vaj është efikas për menaxhimin e simptomave të blefaritit.

Heqja e makijazhit
Ekspertët e ‘Ellisons’ thonë se ky vaj mund të përdoret edhe për heqjen e makijazhit. Mjafton t’i përzieni dhjetë pika vaj të pemës së çajit me një çerek gote vaj të virgjër dhe do ta krijoni një produkt që në mënyrë efikase e largon makijazhin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Evropa akuzohet për abuzimin e emigrantëve

Një ndër organizatat kryesore humanitare e ka akuzuar Bashkimin Evropian për bashkëfajësi...
Read More