Vajza franceze që shoqërohej me Maks Velon në diktaturë…

Pak ditë më parë, në një rrëfim në studion e “Opinion”, piktori dhe arkitekti Maks Velo ka rrëfyer historinë e ndaluar të dashurisë me francezen Odile Daniel në kohën e komunizmit.

Sot piktori ka promovuar dosjen e tij në një libër në UET me titull “Jetë paralele”, ku ndër të tjera vend zë edhe francezja që i rrëmbeu zemrën.

“Mapo” ka siguruar foton e të dashurës së Velos me të cilën ai u nda në periudhën e komunizmit. Në këtë foto, siç e shihni më poshtë, e dashura franceze e Maks Velos në vitin 1968 ka pozuar në studion e arkitektit dhe piktorit të njohur.

Velo tregoi në “Opinion” se Daniel e njohu në biblotekë edhe pse biseda me persona të kombësive të huaj në atë kohë ishte e ndaluar.

Në lidhje me njohjen me të, në mënyrë më të veçantë, rrëfeu se vajzën franceze e kishte parë dy-tri herë në biblotekë, deri sa i ishte afruar për t’i folur.

Ai tha se ajo kishte studiuar gjuhën shqipe në një universitet të Parisit dhe si studente e dalluar e kishin dërguar për punë kërkimore në Tiranë.

Velo: Kishte periudha zbutje dhe kam kërcyer me polake te Vollga.

Fevziu: Je shoqëruar disa kohë me një franceze. Si ndodhi?

Velo: Odila studionte shqip dhe bënte doktoraturën, punonte te Biblioteka, unë isha aty edhe e njoha.

Fevziu: Po të tjerët nuk shoqëroheshin me të huaja pse ju po?

Velo: Jo nuk shoqëroheshin. Njerëzit nuk janë të njëjtë.

Fevziu: Ti nuk kishe frikë?

Velo: Unë mendoja që këto nuk janë një gjë që të cojnë te burgu.

Fevziu: Kanë luajtur këto rol te burgosja juaj?

Velo: Jo, janë bërë të gjtha bashkë pastaj.

Fevziu: Ju thatë që ju ndiqnin deri në vitin 89…

Velo: Dy janë të fundit, një agjente, një femër Drita, edhe ajo raport pozitiv.

Fevziu: Pra sigurimi i Shtetit është marrë 26 vjet me ju?

Velo: Ajo dosje është unike në llojin e vet për të parë si është ndjekur një njeri, teknikat.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kush është gruaja me trupin më të bukur në botë

    Për kërkuesit e Universitetit te Teksasit, trupi perfekt i femrës...
Read More
CLOSE
CLOSE