Vako: Në komunizëm nuk përgjonim pa lejen e kryeprokurorit



pajisjaNë kohën kur Shqipëria është përfshirë nga një debat i zjarrtë në lidhje me një pajisje të përgjimit, rrjeti britanik, BBC ka përgatitur një reportazh nga Shqipëria.

Ata kanë udhëtuar për tek Shtëpia e Gjetheve, që përdorej dikur nga Sigurimi i Shtetit.

Gazetari i BBC ka intervistuar Nesti Vakon, kreun e survejimit në Sigurimin e Shtetit.

Ai reagon i zemëruar kur gazetari i sugjeron se ndoshta njerëzit duhet të mbroheshin nga Sigurimi i Shtetit.

“Prokurori i Përgjithshëm duhej të nënshkruante një urdhër për të kryer përgjimet: kishte një afat kohor të kufizuar për të përgjuar dikë. Nuk kishte asgjë të paligjshme,” thotë Vako.

Ndërkohë në Shqipëri ka hyrë një pajisje e fuqishme e përgjimit, por ajo nuk është deklaruar.

Prokurori i Përgjithshëm, që është institucioni përgjegjës për përgjimet, thotë se ka nisur një hetim për shpërdorim detye.

“Kemi dyshime se pajisja gjurmuese ose përgjuese përdorej në mënyrë të paautorizuar nga Policia e Shtetit”, tha Adriatik Llalla një ditë më parë në Komisionin e Sigurisë.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Çfarë thonë dhe çfarë duan studentët e Forumit për Universitet Cilësor?

Ata janë një grupim studentësh nga universitete të pavarura dhe shtetërore, që...
Read More