Valbona Mema kujton ditëlindjen e bashkëshortit, dedikimi i ndjerë..

Valbona Mema ka shkruar emrin në historinë e muzikës popullore qytetare. Këngët e saj janë të njohura nga të gjithë, po ashtu edhe zëri i veçantë.

Dita e sotme është shumë e trishtë për këngëtaren e njohur, pasi bashkëshorti i saj ka ditëlindjen.

Ai është ndarë nga jeta prej vitesh duke lënë pas një dhimbje të madhe për Valbonën e cila gjithmonë e kujton.

Me anë të një postimi në ‘InstaStory’ ditën e sotme ajo i ka dedikuar disa fjalë atij duke kujtuar ditëlindjen.

“Sot ditëlindja jote dashuria e jetës time, babai i fëmijëve të mi. I paharruar kujtimi për ty, shpirti i shpirtit tim”, -ka shkruar Valbona krahas fotos së të ndjerit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Largimi i tij në SHBA bëri bujë, Saraçi rikthehet pas 8 muajsh. A do të qëndrojë?

  Shpëtim Saraçi ishte ndër kompozitorët e parë shqiptarë që arriti të...
Read More