Valbona Selimllari lë karrigen e jurisë dhe ngjitet në skenë, me vallen e Tropojës

Sa herë që kërcimet në DWM u dedikohen valleve shqiptare, i gjithë publiku shoqëron me duartrokitje dhe i ngritur në këmbë konkurrentët që performojnë në skenë. Jo rrallëherë kjo i ndodh edhe jurisë, por mbrëmjen e kësaj të hëne, Valbona Selimllari nuk e la vetëm duke e shijuar nga karrigia vallen e Tropojës.

Pas performancës së Rovenës dhe Meritonit, të cilët kërcyen disa valle tradicionale shqiptare, Alketa iu drejtua Valbonës, e cila gjatë gjithë kohës shoqëronte muzikën sipas lëvizjeve të saj: “Valbona, të pashë gjithë kohës që këndove sy të lumtur, të gëzuar… Kur del ti në ekran ndërron moti, ndërron koha, ikën shiu, ikën nxirja e reve, del dielli, pastaj ylberi. Të gjitha fenomenet atmosferike, ato më të bukurat, ndodhin kur del ti në ekran.”

“Në fakt, unë vallen e Tropojës e dua shumë, më pëlqen edhe ta kërcej, edhe ta shikoj kur e kërcejnë, është shumë interesante…” – tha Valbona dhe pas kësaj nuk e refuzoi ftesën e Alketës për t’u ngjitur në skenë e për ta kërcyer.

I gjithë publiku e shoqëroi me duartrokitje performancën e Valbonës për pak minuta, por ç’ishte më e rëndësishmja? Albi Nakos, pasi e pa Miss-in si një balerinë të vërtetë në skenë, i lindi një ide për finalen. Por nuk zbuloi më shumë detaje. Me siguri një kërcim special enkas për Valbonën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Spanja do të suspendoj autonominë nëse liderët katalanas nuk tërhiqen nga pavarësia

Spanja do të pezulloj autonominë e Katalonjës nëse udhëheqësi i rajonit nuk...
Read More