Valixhja nuk kishte bombë, alarm fals tek ambasada e SHBA-së

Një çantë e dyshimtë e lënë pranë Ambasadës Amerikane ka bërë që të vihet alarmi për bombë.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën tek Rruga e Elbasanit dhe kanë evakuuar banorët dhe punonjësit e zyrave aty pranë.

Forca të shumta policie në vendngjarje dhe ekspertët xhenierë të policisë kryen shpërthimin e kontrolluar të valixhes.

Pas shpërthimit të kontrolluar, valixhja nuk kishte gjë brenda.

Gjithçka rezultoi një alarm i rremë pasi valixhja ishte bosh.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arbana Osmani ka një befasi për të gjithë

Moderatorja Arbana Osmani ka kohë që i ka munguar ekranit të televizionit....
Read More