Valle kuq e zi për publikun kanadez

261468_m

Shqiptarët që jetojnë në Kanada kanë mbyllur festimet e muajit të trashëgimisë shqiptare në Ontario me vallen “Kuq e zi” në mes të ndeshjes së Toronto Raptors dhe Filadelfia para një publiku të shumtë kanadez.

Për të tretën herë radhazi ideatori e organizatori i Albanian Heritage Night, Bujar Zejnullahu, anëtar i Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze së bashku me grupin e valleve ” Shqiponjat e vogla” me koreografi të Ramazan Këllezit, President i SHBSHK, performuan në mes të ndeshjes së Toronto Raptors dhe Filadelfia para një publiku të shumtë kanadez vallen e krijuar sipas këngës tashmë hymn “Kuq e Zi”.

Numri i shqiptarëve në sallë ishte me i madh se çdo vit, por nuk munguan as simbolet kombëtare që e bënë edhe me kuq e zi stadiumin e ACC(Air Canada Center), shkruan ATSH. Të ftuar të nderit ishin Ermal Muça, ambasadori Shqiptar në Otavë dhe Lulzim Hiseni, ambasadori i Kosovës në Otavë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si të shndërroni një këmishë të vjetër burrash në një bluzo me shpatulla jashtë

Kjo verë mund të quhet pa frikë si vera e shpatullave jashtë....
Read More