Vangjush Dakos i është anuluar viza amerikane?


Portalet e kanë nisur ditën e hënë duke raportuar se kreut të Bashkisë së Durrësit i është anuluar viza amerikane.

Vangjush Dako ishte i vetmi së bashku me Qazim Sejdinin, që fituan të drejtën e një kandidimi të tretë nga kreu i PS.

Një burim lartë diplomatik tha disa kohë më parë për Lapsi. al se një kryebashkiaku të një qyteti të rëndësishëm në vend, i është refuzuar së bashku me familjen udhëtimi për në Amerikë.

Sipas informacioneve të Lapsi.al, Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze.

Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS të cilin nuk e përmendi me emër.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hajdarmataj: Mbledhje me dyer të mbyllura, dalin sekretet

  Ka nisur seanca e Komisionit të Mandateve për kërkesën e Prokurorisë...
Read More