Varrezat greke/ Doda shpërthen ndaj Kotzias: Shqiptarët e Çamërisë i vratë dhe i latë pa varr


Ish- deputetja e PDIU, Mesila Doda ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ngritur një varrezë tjetër për ushtarët grekë në Dropull.

Në një postim në Facebook, Doda ka komentuar reagimin e ministrit grek Kotzias i cili tha se vendimi i qeverisë shqiptare është një hap për ‘qetësimin e shpirtrave të të rënëve’.

Doda pyet ministrin grek nëse edhe shqiptarët e Çamërisë kishin shpirt që i vranë dhe i lanë sipas saj pa varr.

Statusi i plotë:
Kotzias ka deklaruar se vendimi i qeverise shqiptare per nje varreze tjeter te ushtareve greke ne Shqiperi eshte nje hap tjeter per “qetesimin e shpirtrave te reneve”

Nje pyetja kisha… po shqiptaret e Çamerise a kishin shpirt qe i vrate, i dogjet e i late pa varr?

Nuk ishin ushtare… ishin popullsi e pafajshne ne pune te vet…

Zoti Minister….

A kane shpirt Çamet… ata qe i keni vrare e i keni lene pa varr?

A vlejne njesoj shpirtrat e ketyre qenjeve njerzore???

Shkruar Nga
More from Redaksia

I bllokohet pasaporta: Tahiri nuk mund të dalë jashtë vendit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “ndalim i...
Read More