Varrimi i Kacifas: Tension në Bularat, policia shqiptare ndalon dy grekë, ministria bën thirrje…

Kanë mbërritur në Kakavijë shtetasit e parë grekë që do të marrin pjesë në varrimin Kostandinos Kacifas.

Autobusi i parë nga Athina mbërriti rreth orës 5:30.

Autobusët janë nisur nga qyteti Selaniku, Athina, Patra dhe Janina.

Më shumë se 2 000 njerëz pritet të jenë në funeralin e 35-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës, pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA, pasi më parë kishte qëlluar me automatik policinë.

Në ceremoninë e varrimit që do të paraprihet nga mesha në kishë do të marrin pjesë edhe qytetarë të tjerë nga Dropulli dhe bashkia tjetër minoritare e Finiqit.

Policia e Shtetit ka krijuar një plan masash për shmangien e incidenteve gjatë ditës së nesërme, kur do të zhvillohet ceremonia mortore e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas. Mësohet se prej pikës kufitare të Kakavijës do të mbërrijnë shumë autobusë nga Greqia.

Për këtë pala shqiptare ka intensifikaur komunikimin me policinë greke, për të mos lejuar hyrjen e njerëzve me precedentë penalë apo ekstremistëve, të cilit mund të shkaktojnë trazira në Dropull.

Mësohet se në terren në Kakavijë e Dropull, do të ketë edhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror, pasi pala shqiptare i druhet incidenteve dhe provokimeve.

Ndërsa nesër do të zhvillohet ceremonia mortore, mediat greke raportojnë se 9 autobusët e parë nga Greqia nisen sonte, me synimin për në Bularat. Minoritari 35-vjeçar u vra nga forcat e policisë pasi i sulmoi ato me automatik.

Sipas medias greke, “Ant 1” raportohet se, nga qendra e Athinës, Stathmos Larisis ku janë zyrat turistike Greqi – Shqipëri nisen sot në orën 21:30 dhe 23:00 me orën lokale, 9 autobusë gjithsej, disa prej të cilëve do bëjnë ndalesa të ndryshme nëpër rrethe të Greqisë.

Gjatë natës janë planifikuar disa autobusë të tjerë me itinerare nga qytete të ndryshme të Greqisë me destinacion Bularatin.

Ndërkohë, bëhet e ditur se disa autobusë por dhe mjaft automjete kanë arritur gjatë ditës së sotme në Nga ana e saj, Policia e Shtetit ka krijuar një plan masash për shmangien e incidenteve gjatë ditës së nesërme kur do të zhvillohet ceremonia mortore e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas. Për këtë pala shqiptare ka intensifikuar komunikimin me policinë greke, për të mos lejuar hyrjen e njerëzve me precedentë penalë apo ekstremistëve, të cilit mund të shkaktojnë trazira në Dropull.

Minoritari 35-vjeçar ekstremist, u vra më 28 tetor në Bularat pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për tu dorëzuar, por vazhdoi të qëllonte ndaj tyre.

Robert Goro thotë për Ora News se në ditën kur do të varroset Kostandinos Kacifas, mediat në shtetin fqinj kanë publikuar mesazhin e kryepeshkopit Anastas, i cili bën thirrje që të ndalohet zhurma e papërgjegjshme.

“Le të varroset trupi i Kostandinos Kacifas sipas traditës fetare. Le të kthjellohen shpirtërat e të gjithëve. Le të ndalojë zhurma e papërgjegjshme. Të tjerat mund të shqyrtohen në vazhdim, me objektivitet dhe respekt reciprok”, shkruajnë mediat greke duke cituar mesazhin e kryepeshkop Anastasit.

Po ashtu mediat thonë se ministria e Jashtme dhe ajo e rendit u bëjnë thirrje qytetarëve që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit te Kacifas. Media citon burime qeveritare të kenë apeluar që të tregohet vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj familjarëve të të vdekurit.

“Policia greke ushtron kontrolle ndaj autobusëve dhe autoveturave që udhëtojnë drejt Shqipërisë. Postblloqet e policise, ne afersi te kufirit me Shqiperinë. Në anën tjeter të kufirit bëhen kontrolle nga policia shqiptare”, shkruajnë mediat helene.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje shtetasve grekë që kanë shkuar në fshatin Bularat për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek Konstantinos Kacifas që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt.

“Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë”, thuhet në deklaratën e shkurtër të ministrisë. Kjo thirrje bëhet në një kohë kur ka frikë për ndonjë përplasje të mundshme, për shkak se disa persona të dyshimtë kanë hyrë në fshatin Bularat.

Dy persona janë shoqëruar për t’u proceduar në polici për nxitje të urrejtjes mes kombeve dhe feve, ndërsa 10 persona të tjerë nuk janë lejuar që të hyjnë në Kakavijë, pasi kanë qenë të veshur me bluza me simbolin e Agimit të Artë.

Fax News raportoi se dy shtetasit grekë po dërgohen në prokurori. Atyre u janë gjetur bluza të ndaluara më mbishkrime që ngjallin urrejtje, kapuç dhe sende të ndaluara. Madje ata kanë kundërshtuar dhe forcat e policisë.

Po ashtu policia ka kthyer një furgon me mbështetës të Agimit të Artë dhe dhjetëra persona me simbole dhe flamuj grekë, të cilët tentuan të hynin në territorin shqiptar.

Pavarësisht se policia shqiptare ka marrë masa të rrepta që persona me flamuj të ashtuquajtur të ‘Vorio-Epirit’ dhe që mbanin bluza me thirrje antishqiptare, të mos lejohen në Bularat, ku do të zhvillohet dhe funeral i Kacifas, flamuj të tillë nuk kanë munguar.

Shteti shqiptar është vënë në alarm pas lajmit nga mediat greke se 2000 ekstremistë grekë kryesisht nga “Agimi i Artë”, do të hynë në Shqipëri për të marrë pjesë në furneralin e minoritarit që sulmoi policinë shqiptare dhe për pasojë mbeti i vrarë nga specialët e RENEA-s.

Por burime nga Gjirokastra konfirmojnë se madje tashmë në Dropull janë dislokuar edhe agjentët e SHISH të cilët kanë dalë në terren.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Profesorët europianë në konferencën e UET: Konkurrencë sipas standardeve të BE në shërbimet publike

  Ditët e Studimeve Shqiptare çel edicionin e pestë. Shtatëdhjetë punime shkencore...
Read More