Varrimi i Konstantinos Kacifas, thirrjet nacionaliste: Vorio Epiri është grek!

Konstantinos Kacifas, 35-vjeçari i minoritetit grek që mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor do përcillet sot në banesën e fundit. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat.

I veshur me rroba ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek, viktima është pritur nga qindra banorë të zonës e familjarë. Varrimi është parashikuar të mbahet sot në orën 13:00.

Pavarësisht se në Pikën kufitare të Kakavijës u shtuan sportelet, fluksi i madh i grekëve që po hyjnë në territorin shqiptar, për të qenë pjesë e ceremonisë mortore të Kacifas është i madh.

Mësohet se radha në territorin grek është e madhe, duke arritur në 3 km, ndërkohë që po kryen kontrolle fizike mbi çdo person. Disa persona janë ndaluar deri më tani.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se deri më tani në territorin shqiptar kanë hyrë 500 persona, ndërkohë që grekët janë acaruar nga pritja e gjatë…
 
Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous ka shkuar sot në Bularat ku do të vizitojë familjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë më 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA.

Tre ditë më parë eurodeputetja qipriote tha se do ta çonte çështjen e Kacifas në Parlamentin Europian.

“E konsideroj detyrim moral të ngre cështjen ‘Kacifas’ si dhe te shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës ne përgjithësi. Mund të arrestohej, por u vra…”, tha nder te tjera ajo.
 
Tre persona raportohet janë ndaluar nga ana e policisë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës për shkak se ka pasur indicie se këta persona mund të nxisin urrejtjen mes dy kombeve.

Personave të ndaluar u janë gjetur kapuça dhe flamuj të voriepirit. Ndërkohë që ka shkuar në total 13 numri i personave që nuk janë lejuar të hyjnë në vendin tonë.

Për shkak të një tensionimi te situatës para në kufi raportohet se ka mberritur Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.

Ne Kakavije raportohet se ka mberritur edhe nje Drejtor Policie nga pala greke, Kostas Skumas. 

Shtetasit grekë që kanë mbërritur në Bularat për ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas po bëjnë thirrje për 35-vjeçarin që e konsiderojnë hero dhe për Vorio Epirin.

Fluksi i grekëve që po hyjnë në territorin shqiptar për të qenë pjesë e ceremonisë mortore të Kacifas është i madh.

Mësohet se radha në territorin grek arrin deri në 3 km, ndërkohë që po kryen kontrolle fizike mbi çdo person.

Sot, në Bularat të Gjirokastrës do të zhvillohet ceremonia e varrimit të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë 10 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi mbi forcat e policisë dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar.

Ngjarja ka sjellë shumë reagime në Tiranë dhe veçanërisht në Athinë dhe sot, në ceremoninë e varrimit do të jenë me dhjetëra grekë dhe minoritarë.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Il Padrino’: Ceremonia e varrimit që kaloi në heshtje

Ndërsa e gjithë vëmendja dje ishte përqëndruar në Bularat ku po mbahej...
Read More