Vasili kërkesë ambasadorit amerikan: Denonco banditët që rrëmbyen banorët e Kukësit!



Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar sot deklaratat e ambasadorit Donald Lu dje në emisionin “Opinion”.

Duke vlerësuar qëndrimin e diplomatit kundër arrestimeve në mesnatë, Vasili thotë se diplomati i SHBA duhet të denoncojë dhe emrat e banditëve që i arrestuan si në kohën e Sigurimit të Shtetit qytetarët.

Deklarata e Petrit Vasilit:

“Z.Lu denoncoi me emra banditet qe arrestuan ne mes te nates dhe prokuroret qe i mbrojne.

Ambasadori Lu thote ne media “policia nuk ka te drejte te kape njerezit, per arrestime masive, ne mes te nates”.

Z.Lu, banditet, qe i kane kryer keto arrestime te egra dhe te turpshme naten, kane emra dhe mbiemra dhe jane neper zyra.

Z.Lu, keta bandite kane rikthyer turperisht arrestimet e Sigurimit te Shtetit.

Z.Lu, Prokurorine e zgjedhur me 69 vota nuk e shqeteson fare as denoncimi yt, ndaj kam thene qe Reforma ne Drejtesi ka vdekur.

Z.Lu, denoncoji me emra banditet qe rrembyen qytetaret e Kukesit ne mes te nates dhe ata prokurore, qe nuk fillojne hetimin mbi ta. Z.Lu kete presin shqiptaret nga ti, ne mundesh…..beje!”.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Si të bëhemi më të mençur gjatë grindjes me dikë: Psikologët zbulojnë trukun…!

  Çështja është e thjeshtë, metodë e provuar, e cila vërtet jep...
Read More