Vatikani i shqetësuar për ndalimin e emigracionit nga Trump

vatikani_634290252

Vatikani u shpreh të mërkurën i shqetësuar për urdhrin e ndalimit të emigracionit nga shtatë vende myslimane të presidentit amerikan Donald Trump, në komentet e para mbi çështjen.

“Sigurisht që ka shqetësim sepse ne jemi mesazherët e kulturave të tjera dhe hapjes. Papa Françesku ka insistuar për mundësinë e integrimit të atyre që vijnë në shoqërinë dhe kulturën tonë”, tha kryepeshkopi Angelo Becciu, i cili renditet i treti në hierarkinë e Vatikanit, kur u pyet nga gazetarët për urdhrat e fundit të Trump.

Të tjerë liderë katolikë romanë e kanë kritikuar politikën e izolimit të Trump duke e quajtur “moment i errët në historinë e SHBA” apo “në kundërshtim me vlerat amerikane dhe katolike”.

Shkruar Nga
More from Revista User

BE-ja kundërshton projektin rus të gazit në Gjermani

Disa udhëheqës të Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar planin e Rusisë për të...
Read More