Vatikani konfirmon takimin Papa Françesku-Trump

papa

Papa Françesku do të takojë presidentin amerikan Donald Trump më 24 maj, njoftoi të enjten Selia e Shenjtë.

Pritja në Selinë e Shenjtë do të bëhet në ora 8.30, në kuadër të vizitës së parë jashtë vendi të presidentit Trump pas marrjes së detyrës.

Gjatë kësaj vizite Trump do të vizitojë edhe Arabinë Saudite, Izraelin dhe Italinë.

Papa Françesku dhe Donald Trump, derisa ishte kandidat për zgjedhjet republikane, ishin takuar në shkurt të vitit 2016.

“Personi që dëshiron të ngrisë mure dhe jo ura, nuk është i krishterë”, kishte thënë Papa kohë më parë, duke zemëruar miliarderin amerikan, për shkak se, sipas tij, një udhëheqës fetar kishte sjellë në pyetje besimin e një personi tjetër.

Trump kishte kritikuar Papën, kur ai kishte thënë se nuk i kupton problemet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si ta pastroni lavatriçen me 3 produkte të thjeshta shtëpiake

Lavatriçja është një prej pajisjeve elektroshtëpiake që përdorim më shumë, por për...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.