Vazhdojnë protestat kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet

Një valë e re protestash kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, shpërthyen në pjesë të botës myslimane dhe arabe.

Forcat lebaneze të sigurisë para ambasadës amerikane në Beirut përdorën pompa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit libanezë dhe palestinezë që po demonstronin kundër vendimit.

Protestuesit në Beirut hodhën predha ndaj ambasadës dhe dogjën një shëmbëlltyrë të Preisdentit Trump, si edhe flamuj amerikanë dhe izraelitë.

Mijëra refugjatë palestinezë jetojnë në Liban.

Në Indonezi, vend i popullatës më të madhe myslimane në botë, mijëra protestues dolën në një demonstratë të dielën para ambasadës amerikane në kryeqytetin Xhakarta.

Policia në qytetin Gothenburg në Suedi ka arrestuar tre persona nën akuzat se kishin goditur me shishe me lëndë djegëse ndaj një sinagoge.

Zyrtarët në Stokholm thonë se masat e sigurisë janë shtrënguar përreth një sinagoge.

Lidhja Arabe tha se vendimi i Presidenti amerikan Donald Trump për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit ishte “një zhvillim i rrezikshëm që i vë Shtetet e Bashkuara në një pozicion të njëanshëm në favor të pushtimit dhe shkeljes së ligjeve dhe rezolutave ndërkombëtare” dhe se kjo ia heq Shteteve të Bashkuara rolin e “mbështetësit dhe ndërmjetësit” të procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Veliaj mbledh administratorët: Çdo pallat nga 5 pemë të reja

Tirana është futur në evolucionin e gjelbër. Çdo pallat në kryeqytet do...
Read More