Vdekja e 15-vjeçares në Ksamil, gjenden gjurmë

Ngjarja e rëndë në Ksamil, ku turistja 15 vjeçare nga rusia humbi jetën në det, ka krijuar frikën për sigurinë në plazhet tona. Familjarët dhe dëshmitarët kanë treguar se adoleshentja u goditur nga një motor uji dhe se policia po mundohet të mos tregojë të vërtetën.

Informacionet e fundit nga uniformat blu, bëjnë me dije se disa persona janë të shoqëruar në komisariat. Burime nga prokuroria thanë se ekzistojnë dy pistat në lidhje me ngjarjen.

Ajo aksidentale ose e goditur nga një mjet lundrues. Për këtë të dytën, janë shoqëruar disa persona që kanë mjete lundrues (skaf, motor).

Janë gjetur disa gjurmë (kryesisht të ngjashme me flokë), të cilat duhen ekspertuar. Por … është prishur pajisja e ekspertimit në laboratorin e Policisë dhe ndoshta mund të rregullohet pas 3-4 javësh.

Shkruar Nga
More from Revista User

E qeshura i bën mirë zemrës

E qeshura mund të jetë e dobishme si dieta e mirë ose...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *