‘Vdekja e Bardhë’, historia unike e snajperistit finlandez që tmerroi ushtrinë ruse

Simo Hayha bënte një jetë mjaft të qetë në Finlandë. Ai shërbeu për një vit në ushtri, dhe pastaj filloi të merret me bujqësi dhe gjueti. Por, kur në vitin 1939 vendin e tij e sulmoi Bashkimi Sovjetik, Simo vendosi ta ndihmojë Atdheun.

Ashtu si çdo luftë tjetër që në shumicën e rasteve zhvillohet nëpër male, ai kishte menduar një ide brilante për t’ia futur frikën në palcë armikut.

Mori pushkën e vetë dhe disa konserva, u fsheh nëpër drunj dhe gjithë ditën gjuante në drejtim të armiqve.

Duke marrë parasysh se shumicën e kohës së lirë Hayha e kalonte duke bërë gjueti, ai gjithashtu ishte i gatshëm për luftime në male, gjë që, për këtë flasin edhe 800 armiq të vdekur. E gjithë kjo ngjarje ndodhte në një terren të vështirë malor, ku bora arrinte trashësinë mbi dy metra dhe temperaturat silleshin nga -20 deri -40 gradë celsius.

Simo, për ditë të tëra kishte qëndruar i shtrirë në tokë i veshur me rrobat e bardha të kamufluara (për të cilat edhe ka fituar nofkën nga rusët “Vdekja e Bardhë”), i rrethuar nga bora me të cilën mbulonte gojën për të mos u vërejtur avulli që nxirrte nga goja gjatë frymëmarrjes. Shumicën e kalonte vetëm, kurse e vetmja gjë që bënte vriste armiq.

Dhe të gjitha këto vrasje i kryente pa dylbinë profesionale për snajper, gjë që e bën një luftëtar edhe më të zot.

Ai nuk e pëlqente dylbinë e snajperit për shumë arsye: pa dylbinë në pushkë mund të mbante kokën më poshtë, gjë që ishte e vështirë që qëllohej nga armiku, por edhe reflektimi i xhamit mund ta tradhtonte. Duke marrë parasysh këto të meta dhe teknika tjera të ngjashme që i kishte mësuar gjatë gjuetisë, ai në mënyrë të përkryer fshihej nga sytë e armikut.

Për shembull, gjithmonë e shkelte borën para vetes me qëllim që të mos ngritët bora në ajër në momentin që qëllonte me pushkë, pasi ajo mund t’ia zbulonte pozicionin.

Sovjetikët ishin të vetëdijshëm që po pësonin humbje të mëdha, por llogarisnin që një gjë e tillë ishte normale në një luftë.

Megjithatë, kur kuptuan se për vdekjen e dhjetëra ushtarëve të tyre ishte përgjegjës vetëm një njeri, ata filluan të brengosen dhe të organizojnë një plan për eliminimin e tij.

Fillimisht ata dërguan njësi të ndryshme nga këmbësoria, por asnjë prej tyre nuk është kthyer në kazermë. Më pas formuan njësinë e ashtuquajtur “kundër-snajpëristët”, por Hayha arriti t’i vrasë që të gjithë.

Dhe kështu për më pak se 100 ditë, Hayha me pushkën e tij gjysmë-automatike pa dylbi vrau 542 ushtarë, kurse nga pushka automatike mbi 160, dhe kështu rriti “rekordin” e tij në 705 të vdekur. Me kalimin e ditëve paniku sa vinte e rritej te armiku, dhe pothuajse asnjë ushtar nuk guxonte të dilte vullnetar që ta luftojë, kështu rusët menduan një metodë tjetër.

Filluan ta gjuajnë me artileri të rëndë, dhe e bombarduan nga të gjitha anët që mendonin se mund të fshihej snajperisti misterioz. Megjithatë, edhe kjo metodë rezultoi si e dështuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Merkel: Gjermania do të veprojë kundër ndalimit të udhëtimit të SHBA

Kancelaria gjermane Angela Merkel përsëriti dje kritikat e saj ndaj urdhrit të...
Read More