Vdekja e dyshimtë e 16-vjeçares



1424800225ngjarja-konstandina2

Prokuroria e Janinës akuzon për vrasje taksistin shqiptar nga Saranda, Spiro Papa, në lidhje me vdekjen e 16-vjeçares Kostandina Anagnosti, 2 vite më parë.

Ky lajm bëhet i ditur nga mediat e Janinës, të cilët shkruajnë se adoleshentja ndërroi jetë sapo mbërriti te dentisti. Dyshimet e Prokurorisë së Janinës janë se Papa ka vrarë 16-vjeçaren. Adoleshentja kishte mbërritur nga Janina dhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës në Sarandë e priste taksisti për ta shoqëruar deri në fshat.

Sipas dëshmive të dy viteve më parë, taksisti kishte lidhje me mamanë e vajzës, ndërsa babai bëri denoncim për ngjarjen e rëndë edhe në policinë e Janinës, pasi nuk ishte i bindur nga rezultatet e mjeko-ligjorëve në Shqipëri dhe thotë se vajza i vdiq nga shkaqe jo normale.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Erdogan pret kthimin e dënimit me vdekje në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan deklaroi të shtunën se pret që...
Read More