Vdekja e Florencit, revoltë në rrjete sociale; Sot protestë-homazh

Kush e vrau Florenc Beqiraj? Prej një jave kjo pyetje ka mbetur pa përgjigje. Familja ka hapur dyert e mortit në lagjen “Liria” në Shkodër, dhe pret trupin e pajetë të 23-vjeçarit nga Franca. Ai humbi jetën mbrëmjen e së premtes në një spital në Marsejë, pasi mjekët i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë, por kjo pa autorizimin e familjarëve.

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur thellë opinionin publik, ku pas lajmit të rëndë, vërshuar ngushëllimet në rrjete sociale dhe revolta për shkaktarët që i morën jetën të riut shkodran.

23-vjeçari prej 3 vitesh ishte zhvendosur në Francë, ku kërkonte azil. Ai kishte nisur punë edhe si kamarier, por një natë u ndalu nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg.

Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës. Nuk ka shumë informacione sesi nga ambienti ku i ndjeri ka qëndruar i izoluar deri në transportimin në spital në Marsejë. Mësohet se policia ka thënë se kishin sjellë trupin e pajetë të Florencit, për ta dërguar në morg. Policët e kanë lënë aty dhe nuk janë interesuar më tej më për 23-vjeçarin.

Nëna: Pse ma mbytën

Mes varfërisë dhe dhimbjes, nëna e tij akuzon se djalin ia kanë vrarë. Laureta Beqiraj thotë se i biri shkoi për një jetë më të mirë në Francë, ndërsa kërkon që të gjenden fajtorët.

“Telefonata e fundit me djalë ka qenë data 8 dhjetor. Ma kishte kapë policia në Francë pa letra. Kur e kena marrë djalin me telefonin e tij na ka thënë se më ka nxënë policia pa letra dhe pres me u kthy në Shqipëri derisa të mbushet avioni. Ai nuk na mori më. Kur e morëm në telefon për Florenc Beqirin çfarë u bë? Oficerët thanë se Florenc Beqiraj ka vdekë dhe e kena çu në spital. Unë nuk e di se si më ka vdekur djali. Ata ma morën të gjallë. Unë dua ta di pse ma vranë. Për çfarë nuk ma kthyen të gjallë në Shqipëri”,-thotë ajo për mediat.

Më tej ajo thotë se sendet personale të djalit nuk janë gjendur. “I ati nuk ka pranur me ia hek oksigjenin. Pronari i djalit që ka punu me të është fshehur. Teshat e djalit ia ka gjet burri në banjë. Telefonin djali nuk e ka. As pasaportën. Unë du drejtësi për çfarë ma mbytën. Pse nuk ma prunën djalin gjallë këtu. Unë du drejtësinë e djalit. Pse ma mbytën”,-thekson Laureta.

Ngjarja

Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin. Ai u ndalua nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që i shkaktoi 23-vjeçarit fundin tragjik. Ai u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt, duke përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Mbi këtë ngjarje në rrjete sociale ka një reagim të madh, jo vetëm të qytetarëve të thjeshtë por edhe figura publike, kanë reaguar duke hedhur akuza për shtetin, që sipas tyre nuk ka reaguar për këtë vdekje të 23-vjeçarit.

Nga ana tjetër, sot pritet një protestë-homazh, e thirrur nga nisma Thurrje, në orën 12:00 tek Piramida në Tiranë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndryshoni metodën e veshjes suaj përmes këtyre hapave

Sa jeni kreativ? Veshjen e njejtë mund ta ndryshoni varësisht se në...
Read More