Vdekja e mistershme e 60 vjecares në llixha, dalin pistat e para dhe kush e mbikqyrte…


Një grua nga Kosova është dërguar e vdekur në spitalin e Elbasanit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjëndje të rëndë

Çifti nga Plloshani i Kosovës ishin vendosur në Llixhat Tregan të Elbasanit për banjo termale.  Ata ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç.

Nuk dihen shkaqet, por rreth orës 03:30 të ditës së djeshme, në spitalin e Elbasanit është dërguar  e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe , si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç,

Nga këqyrja e  kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar  shenja dhune .

Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burrë e grua kishin ardhur nga Kosova për në Elbasan, për të shkuar në llixha. Por udhëtimi i tyre është kthyer në një tragjedi.

Gruaja 60-vjeçare është dërguar e vdekur në spitalin e Elbasanit. Ajo ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, për të cilat policia ka nisur hetimet. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, pas vizitës në llixha është ndjerë keq, dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Elbasanit.

Policia thotë se ngjarja e rëndë është shënuar në orën 03:30 të mëngjesit, kur gruaja është dërguar e pajetë nga hoteli ku ishin  akomoduar, për në spital. Burri 70-vjeç me inicialet J.I dhe gruaja E.I 60 vjeç, me banim në Plloshan të Kosovës, kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në një hotel.

Policia thotë se nga kqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Detaje të reja janë mësuar pas vdekjes së një 60-vjeçareje nga Kosova, në llixhat termale të Treganit në Elbasan.

Ajo humbi jetën ditën e djeshme, ndërkohë që bashkëshorti i saj, një 70-vjeçar me inicialet J.I, është transportuar drejt QSUT-së në Tiranë.

Report Tv ka mësuar se 60-vjeçarja dyshohet se ka humbur jetën për shkak të gazrave që lëshojnë ujërat termalë, si edhe për shkak të mos dhënies së ndihmës së parë.

Burimet bëjnë me dije se mjeku që duhet t’i ndjekë pushuesit gjatë qendrimit të tyre në llixha është një mjek me profesion pediatër i dalë tashmë në pension.

I kontaktuar nga Report Tv, ai nuk ka pranuar të japë detaje për ngjarjen e rëndë. Policia ka nisur hetimet, por ende asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka nisur verifikimet për këtë ngjarje, ndërkohë që në hotelin ku ndodhi ngjarja, aktiviteti vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shteti paralel i krimit: Ja pse Stresi e të tjerët duan ndihmën e Bajrëve

    Pas goditjes së bandës së Bajrëve, policia duket se ka...
Read More