Vdes një tjetër foshnje 15 muajshe në Durrës, familjarët akuza mjekëve: Si na përcollën “kasapët”

Albania, David Brunetti

Pas rastit të 18 Prillit ku një foshnje nga Durrësi shkoi pa shenja jete në Urgjencën e Durrësit dhe prindërit akuzuan mjekët e Pediatrisë për neglizhencë, në drejtim të tyre vjen një tjetër denoncim publik.

Familja Cuka nga Durrësi i akuzon ata për vdekjen e foshnjës 15 muajshe më 28 mars, në harkun kohor të 20 ditëve me rastin tjetër të bërë publik në media, siç raporton për BalkanWeb gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Gjyshi i foshnjës, Anastas Cuka i akuzon mjekët e Pediatrisë së Durrësit për neglizhencë. Sipas tij foshnja kishte probleme urinare, ndërkohë që ka marrë mjekim për virozë stine.

“E kemi çuar tre ditë rresht në spital, tre ditë mjekët nuk kryen vizita të imtësishme, vetëm sipërfaqësore. Mjekët na thanë se nuk ka gjë, mbajmë përgjegjësi ne për gjithçka, por djali vdiq në duart e tyre”,- tregon gjyshi.

E ndërsa i quan mjekët aty “kasapë” i moshuari apelon që të merren masat për neglizhencën e tyre.

“E nisën për Tiranë pasi situata u rëndua dhe kur ishte shumë vonë. Djali vdiq për neglizhencën e mjekëve. Të merren masat për këta kasapë”,- denoncon publikisht ai.

Ky është rasti i dytë në harkun kohor të 20 ditëve që vdesin foshnja në Pediatrinë e Durrësit. Në të dyja rastet familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rita Ora, ende në atmosferë festash

Rita Ora është ende në atmosferën e festave të fundvitit. [ngg_images source="galleries"...
Read More