Vdes papritur ambasadori rus ne OKB, një ditë para se të mbushte 65 vjeç

vitali-curkin

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se Ambasadori i Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, Vitali Çurkin “vdiq papritur”.

Çurkin do të kishte mbushur 65 vjeç të martën, ndërsa ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara që nga viti 2006.

“Ai ishte një koleg i dashur nga të gjithë ne. Një diplomat shumë i përkushtuar i vendit të tij dhe një prej njerëzve të mirë që kemi njohur,” tha një zyrtar i OKB-së që dha lajmin për kolegët e saj.

Çurkin u sëmur në zyrën e tij në OKB dhe u dërguar në spitalin e Columbias ku edhe ndërroi jetë të hënën, raporton AP-ja, duke cituar zv/ambasadorin rus në OKB, Vladimir Safronkov. Shkaku i vdekjes nuk është i njohur.

Para se të emërohej përfaqësues i Rusisë në OKB në maj të vitit 2006, diplomati ka shërbyer si ambasador në Belgjikë, në Kanada dhe ambasador ndërlidhës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në vitet 1990, ai ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i Presidentit rus në bisedimet në ish-Jugosllavi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Spanjë, kokainë brenda në ananas

Herën tjetër që do të shkoni në dyqan për të blerë ananas,...
Read More