Vdesin dy të arrestuar: Familjarët akuzojnë policinë

policia123Viktima e parë, Fadil Hoxha 54 vjeç, ndërroi jetë në QSUT, pak orë pasi e kishin shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes për dëmtimin e 5 rrënjëve ullinj të fqinjit. Familjarët akuza policisë: Nuk na lejuan t’i fusnim ilaçet në qeli, vuante nga zemra dhe tensioni. Po dje, një tjetër person humb jetën, 60-vjeçari nga Saranda Adem Alushi, i dënuar me 4.8 vite burgim, ka vdekur si pasojë e problemeve kardiake.

Ndërron jetë në QSUT një 54-vjeçar nga Lushnja, i cili ndodhej në dhomat e paraburgimit për dëmtim prone.

Policia njoftoi se Fadil Hoxha vdiq në ambientet spitalore në reanimacionin qendror në QSUT, pas mbërritjes nga Spitali i Burgut.

Familjarët e viktimës kanë hedhur akuza të rënda ndaj policisë, pasi 54-vjeçari i arrestuar pak orë para se të ndërronte jetë vuante nga probleme me zemrën dhe tensionin, ndërsa në komisariat nuk ishin lejuar që t’i jepnin ilaçet.

Po ditën, i dënuari me 4.8 vite burgim Adem Alushi ka ndërruar jetën në ambientet spitalore pas një ataku kardiak.

Rasti i 54-vjeçarit Hoxha ka bërë bujë, pasi sipas familjarëve të tij Hoxha merrte tre herë mjekim në ditë, por që në momentet e para të ndalimit ai ishte mjaft i shqetësuar dhe gjendja shëndetësore po i rëndohej, madje ka pretendime se i është sugjeruar policisë që të mos i bënin presion, sepse vuante nga zemra dhe hipertensioni.

Banori i fshatit Divjakë ishte arrestuar pasi kishte marrë disa ullinj nga toka e një fqinjit të tij dhe ky i fundit e kishte denoncuar.

Ndërsa prangosja ka qenë fatale për jetën e tij.

Menjëherë pas vdekjes së Hoxhës policia ka reaguar në një deklaratë të shkurtër për mediat, duke sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sipas tyre, 54-vjeçari Fadil Hoxha i kishte me vete ilaçet që duhet të pinte për zemrën.

“Fadil Hoxha shfaqi shqetësime dhe lajmëruam familjarët për t’i sjellë ilaçe të tjera. Ai u vizitua nga kardiologu më i mirë në Lushnje dhe na tha që ka kaluar parainfarkt. 54-vjeçarin Fadil Hoxha e dërguam në QSUT, çdo lëvizje është e regjistruar” -thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë lushnjare.

Burime konfidenciale nga stafi mjekësor shprehen se 54-vjeçari është dërguar në reanimacion në gjendje tepër të rënduar dhe kishte pësuar vdekje klinike.

Pavarësisht ndërhyrjeve, pak minuta më vonë është regjistruar vdekja e pacientit.

Në kartelën mjekësore është shënuar se Fadil Hoxha kishte kaluar në arrest kardiak dhe për pasojë ndërroi jetë.

Ajo që tashmë mbetet për t’u verifikuar është pretendimi i familjarëve se policia e Komisariatit të Lushnjes, aty ku mbahej në izolim, nuk ka pranuar që të fusnin ilaçet e zemrës që 54-vjeçari merrte prej kohësh.

Qëndrimi në izolim, rritja e stresit dhe krahas tyre mungesa e ilaçeve, kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të 54-vjeçarit, i cili në mesditën e djeshme shfaqi probleme kardiake.

Në gjendje të rënduar ndalesa e tij e parë ka qenë në Lushnje, ku është kontrolluar nga mjeku kardiolog, i cili pasi ka kryer disa ekzaminime, ka bërë mjekimet bazë për diagnozën e parainfarktit.

Me autoambulancën e spitalit, i shoqëruar edhe nga efektivë policie, fillimisht u dërgua në Spitalin e Burgut dhe mjekët e urgjencës në këtë institucion e dërguan menjëherë në repartin e reanimacionit në QSUT, pasi 54-vjeçari kishte kaluar në vdekje klinike, gjatë kohës që ndërhyhej për kryerjen e koronarografisë.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe u konfirmua vdekja e tij.

Pas pretendimeve të familjarëve se efektivët e policisë në Komisariatin e Lushnjes nuk kishin lejuar futjen e ilaçeve në dhomat e paraburgimit pritet që të nisi procedim nga ana e prokurorisë, për të verifikuar pretendimet e të afërmve.

Nuk përjashtohet mundësia që nëse vërtetohet se i janë refuzuar ilaçet, përgjegjësia bie mbi punonjësit e policisë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Harta e re mesjetare e Europës

Nga Robert D. Kaplan*, The Wall Street Journal Studiuesi i politikave gjeostrategjike Robert...
Read More