Vedat Ademi bëhet baba për herë të dytë

Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Vedat Ademi, është bërë baba për herë të dytë.

Vedat Ademi 1

Picture 1 of 3

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një statusi të ri në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe emrin dhe gjininë e foshnjës.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një djali të dytë, të cilin çifti vendosi ta pagëzojnë me emrin e veçantë Eren Nik.

“Mirë se erdhe Eren Nik, 10 nëntor 2017”, ka qenë statusi i çiftit në Facebook.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më pas, Vedati ka publikuar një tjetër fotografi në InstaStory, ku shfaq shiritin e spitalit në dorën e tij, në të cilin shkruan “djali Ademi është këtu”.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij Dorela janë zhvendosur prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe së bashku kanë edhe një tjetër djalë më të madh, të quajtur Jonart.

Shkruar Nga
More from Revista User

Prefekti i Fierit jep alarmin: Priten orë më të këqija, Leli i Vlorës: Bëhuni gati për …

Nisur nga situata e reshjeve të 24 orëve të fundit dhe situatës...
Read More