Veliaj: Brenda javësh mbarojnë punimet në amfiteatrin e parkut të liqenit

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dha sot lajmin e mirë për artistët dhe qytetarët artdashës se shumë shpejt do të jetë gati edhe teatri i hapur në amfiteatrin e Parkut të Liqenit.

Këtë komunikim ai e ndau me artistët e teatrit të Metropolit ndërsa mbollën pemë mimozash te Parku i Liqenit, teksa iu drejtua aktorit Gaz Paja:

“Lajmi i mirë është që për pak javë mbaron amfiteatri, i cili do të jetë një tjetër skenë në natyrë. Uroj të kesh takat dhe ta mbushësh të gjithë parkun!”

Drejtoresha e Teatrit të Metropolit, Jonida Beqo, e mirëpriti investimin e bashkisë për të rehabilituar amfiteatrin e Liqenit, duke theksuar se shtimi i një skene të hapur për artdashësit është vërtet një lajm i mirë për teatrin e kryeqytetit dhe një vlerë e shtuar për artin e Tiranës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Flet Elhaida Dani: Më thanë mos merr pjesë në Këngën Magjike, po rrezikon shumë…

Ndërkohë që mes këngëtarëve u diskutua fitorja e Anxhela Përisterit dhe ndarja...
Read More