Veliaj i dhuron ‘Çelësin e qytetit’, Ermal Meta: Krenar për vlerësimin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë fituesin e Sanremos, këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me disa nga artistët më të mirë të skenës kombëtare, do të sjellë sot në mbrëmje një eksperiencë të paharrueshme në Sheshin “Skënderbej”.

Kryebashkiaku Veliaj përgëzoi këngëtarin Meta për perfomancën e tij në festivalin më të rëndësishëm të këngës italiane, si dhe në skenën e Eurovizion dhe në shenjë mirënjohje për gjithçka që ai ka bërë për promovimin e vlerave dhe emrit të Shqipërisë në Itali dhe jo vetëm, i dhuroi “Çelësin e Qytetit” si simbolin e miqve të Tiranës.

“Shumë i lumtur sot që Ermali është në Tiranë. E kemi pritur shumë këtë moment. Ishte një ide që lindi me mikun tonë, ambasadorin italian, për 2 Qershorin, që është Dita e Republikës Italiane, por që të simbolizojë produktin më të mirë italo-shqiptar. Jam shumë i lumtur që e gjetëm produktin më të mirë italo-shqiptar.

Dua të them që jemi shumë krenarë për ty. Unë e di që s’ke ardhur shpesh në Tiranë, ndaj tani që do vish më shpesh, ke nevojë për një çelës dhe Çelësi i Tiranës u jepet vetëm miqve specialë të qytetit, atyre që i konsiderojmë gjithmonë me derë të hapur”,- tha Veliaj.

Ai theksoi se Ermal Meta është një shembull shumë i mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, se falë punës dhe talentit mund të arrish suksese të mëdha, pavarësisht se nga vjen.

“Të jam mirënjohës sepse për shumë të rinj je simbol se çfarë mund të bëjë dikush që vjen nga një familje e thjeshtë, pa emër të madh, duke u munduar me talent, me punë pa u lodhur, duke u rrëzuar, ngritur dhe në fund fare duke ia dalë”,- shtoi kryebashkiaku.

Këngëtari Ermal Meta falenderoi Tiranën për pritjen, ndërsa u shpreh se ndihej krenar për vlerësimin e bërë nga Bashkia e Tiranës.

“Është krenari e madhe. Kam ikur para 24 vitesh nga Shqipëria dhe ika në një mënyrë shumë të shpejtë, as vetë nuk e kuptova, por u gjenda nga ana tjetër e detit dhe kthehem sot me një çmim jashtë mase të veçantë. Më bëhet shumë qejfi dhe e ndiej veten shumë krenar”,- tha këngëtari Ermal Meta.

Më pas të dy ata kanë pedaluar me biçikletat e reja “Mobike” që kanë mbërritur në Tiranë, për t’iu bashkuar një bashkëbisedimi me studentët shqiptarë dhe italianë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku këngëtari Ermal Meta rrëfeu dhe historinë e tij, nga largimi prej Shqipërisë, integrimi në shoqërinë italiane dhe muzikën.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha do të jenë të parët ata që do të ndezin sot në mbrëmje skenën e Sheshit “Skënderbej” dhe për të pritur më pas fituesin e Festivalit të RTSH-së dhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, Eugent Bushpepajn. Nata e sotme do të kulmojë perfomancën e shkëlqyer të fituesit të Sanremos, këngëtarin shqiptar, Ermal Meta.

Ndërkohë në datën 3 Qershor Sheshi “Skënderbej” do të ‘digjet’ nga energjia e Kidës dhe do të kulmojë me performancën e shumëpritur nga gjithë shqiptarët të këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Dy netë të mrekullueshme me dy emra të skenës botërore që i bëjnë shqiptarët gjithmonë krenar. Të dy koncertet do jenë falas për publikun, ndaj bëhu gati se ka ardhur Ora e Super Muzikës.

thumbnail_Veliaj-me-Ermal-Meten-2thumbnail_Veliaj-me-Ermal-Meten-1thumbnail_Veliaj-i-jep-Celesin-e-Qyteit-kengetarit-Ermal-Meta-4thumbnail_Veliaj-i-jep-Celesin-e-Qyteit-kengetarit-Ermal-Meta-3thumbnail_Veliaj-i-jep-Celesin-e-Qyteit-kengetarit-Ermal-Meta-2thumbnail_Veliaj-i-jep-Celesin-e-Qyteit-kengetarit-Ermal-Meta-1Erion Veliaj dhe Ermal Meta (2)Erion Veliaj dhe Ermal Meta (1)thumbnail_Veliaj-i-jep-Celesin-e-Qyteit-kengetarit-Ermal-Meta-1
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Rihanna pret ditëlindjen e 30-të me “Unë e urrej Rihanna” !

  Vajza e ditëlindjes Rihanna kaloi ditën e fundit të viteve të...
Read More