Veliaj merr çmimin “Administratori më i mirë i vitit 2017”

Tirana vitet e fundit ka marrë një pamje të re dhe ndryshimi është i ndjeshëm nga të gjithë.

Dhe padyshim që meritën kryesore e ka pikërisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili administron qytetin prej më shumë se dy vitesh.

Pikërisht nisur nga kjo, Dhoma Kombëtare e Tregtisë i ka akorduar Veliajt mbrëmë, gjatë një mbrëmje gala, çmimin special: “Administratori më i mirë i vitit 2017”.

Vlerësim ky që vjen edhe si një mirënjohje që komuniteti i biznesit ka ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi administrimi i mirë i qytetit sjellë edhe një klimë më të mirë për të bërë biznes në Tiranë.

Ky nuk është çmimi i parë që merr kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë.

Vetëm pak javë më parë ai u vlerësua me çmim për iniciativat inovative që ka ndërmarrë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Një fushatë e krijuar nga New Moment Tirana merr çmim në festivalin BalCannes në Kroaci

Fushata e krijuar nga New Moment Tirana për USAID në Shqipëri “Gratë...
Read More