Veliaj siguron qytetarët e Tiranës: Nuk ka vend për panik

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka siguruar qytetarët e Tiranës se nuk ka vend për panik. Sipas tij, bashkia e ka nën kontroll situatën dhe po punon intensivisht për zgjidhjen e problemeve në zona të caktuara.

Veliaj prej mbrëmjes së ditës së djeshme ka zbritur vetë në terren. Në një lidhje telefonike me emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, kryebashkiaku tha se autoritetet punojnë sipas prioriteteve, duke vënë të parën jetën e njeriut.

“Nuk ka vend për panik. Ne kemi një prioritet, i japim fillimisht prioritet jetës së njeriut e më pas makinave apo objekteve që mund të rikuperohen. Kemi ndihmuar njerëz që kanë qenë të bllokuar në zonën e Tiranës. Duhet bashkëpunim me bashkitë fqinje, pasi edhe Vora e Kamza duhet të angazhohen për pastrimin zonave të tyre”, është shprehur Veliaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Parashikimi i motit për sot, ndryshojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme ultësira perëndimore dhe zonat kodrinore dominohen nga kthjellime...
Read More