Veliaj: Sjellim urbanizim, rrisim vlerën e pronës

Do të sjellim urbanizim dhe rritje të vlerës së pronës së qytetarëve është shprehur kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka qënë në zonën e Depos së Ujit në njësinë nr. 2, ku ka nisur puna për ndërtimin e dy rrugëve të reja.

“Jam shumë i lumtur që në Njësinë 2 po vlon puna. Siç e kisha premtuar, ka fushatë, s’ka fushatë, ka zgjedhje, s’ka zgjedhje, ka pushime, s’ka pushime, do t’i japim forca që të përdorim çdo ditë të verës për punët e Tiranës. Ndaj, më vjen mirë që për dy damarë kryesorë të të gjithë kësaj zone periferike të Tiranës, rruga “Budi” dhe rruga “Mihal Grameno”, skajet e tyre fundore, kemi filluar ndërtimin e rrugëve të reja. Kështu që, për të gjithë ata që mendojnë se disa gjëra bëhen për fushatë, kjo është prova direkte se kemi rreth 800 ditë në Bashkinë e Tiranës që punojmë çdo ditë. Pra, me energjinë, me intensitetin dhe me produktivitetin që njerëzit zakonisht e shohin vetëm në fushatë, por për ne kjo është motoja e punës së përditshme”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës ka parë me prioritet investimet që sjellin urbanizim në ato zona ku më parë është bërë procesi i legalizimeve, ashtu si edhe në këtë zonë të zhvilluar gjatë viteve të transizionit.

“Kjo është një periferi ekstreme e Njësisë nr. 2, ish-lagja ime e vjetër, sepse Tirana deri diku mbaronte te Depoja e Ujit. Ajo ishte kufiri midis Tiranës urbane dhe fundit të jetës urbane. Sot, në fakt, Depoja e Ujit është në mes të një lagje me shumë banorë, njerëz të ardhur në vitet ‘90-2000, që kanë ndërtuar shtëpinë e tyre me djersë e mund, por që merr ketë vlerë vetëm po të ndodhin dy gjëra: qeveria po bën legalizimet, ndërkohë bashkia ndihmon me urbanizimin. Urbanizim do të thotë të të vijë rruga, uji, ndriçimi, gjelbërimi, kopshti, çerdhja etj”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Miqtë e Adelës rrëfehen si asnjëherë më parë: Ata që sot qajnë për të e kanë sharë e goditur

Në një emision special në nder të Adelajda Xhamanit, ishin të ftuar...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.