‘Vëllai i Fatmir Xhafajt’, ja provat e PD dhe pyetjet për ministrin

PD publikoi dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit të Brendshë, Fatmir Xhafajt për trafik droge.

Sipas Enkelejd Alibeaj, vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim.
“Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA…Vëllai i Fatmir Xhafajt furnizuesi i organizatës kriminale me heroinë kokainë dhe hashash…Vëllai i Fatmir Xhafajt është i dënuar në Itali, por jeton i lirë në Shqipëri…”, tha Enkelejd Alibeaj.

Pasi nxorrën vendimin ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj drejtoi disa pyetje…

1. A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?

6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?

7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

dokument1dokument2dokument3
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Për Pablo Nerudën: I përndjekur nga dashuritë e çmendura

  Nga Arta Marku E shkurtër është dashuria – kaq i gjatë...
Read More