Vëllai i shkatërron bukurinë por telefonata e gabuar e çon në martesë

U sulmua me acid në fytyrë por nuk e pengoi që të gjente dashurinë e jetës. Ajo u martua me bashkëshortin e saj, pas dy muajve takime që erdhën nga një telefonatë e gabuar. Tabloiti britanik “Daily Mail”, shkruan për historinë e 26-vjeçares, Lalita Benbansi, e cila pësoi plagë të tmerrshme në fytyrë në vitin 2012, kur vëllai i saj derdhi acid mbi fytyrë dhe trup”.

Lalita Benbansi 1

Picture 1 of 4

Dy muaj pasi i ra gabimisht një numri që më pas do të sillte në jetën e saj, Rahul Kumarit, dje çifti u kurorëzua në martesë. Benbasi deri më tani i është nënshtuar 17 procedura kirurgjike por shenjat dhe transforimi në fytyrë e trup janë të dukshme.

Lalita nuk besonte se do të gjente ndonjëherë lumturinë por gjithçka ndryshoi kur një ditë ajo i ra gabimisht numrin celular të atij që dje u bë bashkëshorti i saj.

Pas orëve komunikim ajo vendosi tu takonte me Rahul Kumar i cili jetonte 1.100 milje larg në Mumbai, edhe pse kishte frikë mbi reagimin e tij nga pamja e saj.

“Nuk e dija që një numër i gabuar do të vendoste çdo gjë. Ndihem shumë e lumtur. Nuk kisha menduar kurrë se do të martohesha. Ai ka një zemër të madhe dhe një mendje të bukur”,-u shpreh 26-vjeçarja.

Ajo tha se ata kishin diskutuar mbi sulmin e tmerrshëm. “Ai dinte gjithçka për mua dhe ishte i vetëdijshëm për pamjen time por vazhdoi të mbante premtimin e tij për t’u martuar me mua. Jam shumë krenare që kam një partner si ai”.

Rahul u tha gazetarëve se: “Zemra e saj është e pastër dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. E dija se po bëja diçka të mirë. Nuk e dija që një numër i gabuar do të ndryshonte tërësisht jetën time”.

Historia goditi titujt e mediave në Indi, ku shumë yje të Bollywood-it, ndihmuan çiftin në ditën e tyre të madhe. Aktori Vivek Oberoi i dhuroi çiftit një apartament ndërsa dizajnerët Abu Jani dhe Sandeep Khosla, përgatitën fustanin e dasmës.

Vivek kishte takuar më parë me Lalitën në një program ndërgjegjësimi. “Unë dëshiroj që ata të qëndrojnë të lumtur së bashku. Ai e do atë me të vërtetë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Tony Montana” në burg, mbante me dhunë një vajzë si prostitutë

Gjykata ka caktuar dënimin me burg për shtetasin Filip Shtjefni, i njohur...
Read More