Vendimi: Gjyqtarja Manjola Xhaxho kalon vetingun

Gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho, kalon me sukses vetingun.

Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kështu ao rikonfirmohet në detyrë në Gjykatën e Tiranës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi para 4 ditësh seancën dëgjimore me gjyqtaren e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho.

Trupi Gjykues përbëhej nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.

Manjola Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Relatorja Xhensila Pine tha se ishte realizuar procesi i vetingut të pasurisë, së pastërtisë së figurës dhe vlerësimit profesional.

“Sa i takon pasurisë, ILDKPI ka konstatuar se deklarimi i pasurisë së gjyqtares është i saktë. Ka burim financiar të ligjshëm, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi. Nga verifikimi i KPK u konstatua se mungon deklarata e vitin 2006. Gjyqtarja jeton në banesën e prindërve, që ua ka dhuruar në vitin 2011. Nga verifikimi deri më 27 mars 2018 nuk ka pasuri tjetër”.

Verifikimi i DSIK ka konkluduar se është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës.

Sa i takon aftësisë profesionale KLD konstaton se është e aftë ka njohuri dhe aftësi për të kryer procedurat ligjore me integritet dhe paanësi. Nuk ka asnjë masë disiplinore.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Hapja e kutive: Si u vërtetuan pazaret mes partive

KQZ ka hapur dje dhe ka numëruar votat e 64 kutive të...
Read More