Vendimi i Gjykatës: Ndërtimi i HEC-ve në Valbonë i ligjshëm

Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve për ndalinimin e ndërtimit të HEC në Valbonë.

Sipas vendimit e gjykatës ndërtimi i HEC-ve është konsideruar e ligjshme

Gjykata rrëzoi padinë e banorëve të njësisë administrative Markgegaj.

Pjesë e padisë për anulimin e punimeve ishte bërë edhe shoqata “Toka”. Ditë më parë, teksa gjykata shtyu vendimin për ndërtimin e HEC-eve, pati dhe një përplasje të banorëve të Valbonës me ish-zv/drejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin të cilin e akuzuan se mbron padrejtësisht ndërtimin e HEC-eve.

Para 2 javësh protesta e banorëve të fshatit Fushë-Cidhen të Dibrës për shkak të ndërtimit të HEC-it është shoqëruar me incidente.

Një punonjës i HEC-it teksa drejtonte mjetin ka përplasur disa protestues, njeri prej të cilëve ka marrë plagë në këmbë.

Shkak i incidentit është bërë fakti pasi banorët kanë bllokuar në shenjë proteste rrugën dhe mjetet e kësaj firme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këshilla si të visheni në bazë të formave tuaja trupore

Gjëja e parë që mendojmë kur jemi para pasqyrës është të gjejmë...
Read More